ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Nëntëvjeçari Pranav është eksperti më i ri i certifikuar për Microsoft

Publikuar: 23.01.2013 - 16:08

Nëntëvjeçari me prejardhje indiane - Pranav Kalyan, i cili ndjek klasën e katërt të shkollës fillore në Kaliforni, është bërë eksperti më i ri i certifikuar për teknologjitë e Microsoftit (MCTS) me test të kaluar ASP.NET Framework 3.5. Para tij këtë e ka arritur edhe Babar Iqbal nga Dubai, i cili provimin MCTS e ka kaluar me 12 vjet. Në një bisedë për Times of India, babai krenar i Pranav deklaroi që si fëmijë Pranacv ishte më shumë i interesuar për kompjuterët se sa për lodrat, dhe që njohja e hershme e matematikës i ka ndihmuar që qysh në vitin e gjashtë të fillojë të shkruajë programe të vogla kompjuterike.

Pasi që ka zotëruar HTML-në e thjeshtë, Pranav vendosi të futet në provimin për MCTS. Për këtë është përgatitur intensivisht 18 muaj, duke i kaluar edhe deri tetë orë në ditë para kompjuterit gjatë pushimeve dhe festave.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell