Truri i ndërmarrësve punon ndryshe

Artikujt tjerė
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
Kur marrin vendime, ndërmarrësit më së shpeshti përdorin të dy anët e trurit, ka treguar studimi të cilin e kanë kryer shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT).
Truri ynë ka dy strategji themelore për zgjidhjen e problemeve. Eksploatimi paraqet shfrytëzimin e përparësisë të cilën na jep dija e marrë më herët, duke u koncentruar në detyrën e caktuar me qëllim të përmirësimit të performancave dhe efikasitetit. Eksplorimi nënkupton devijimin nga detyra për tia mundësuar trurit tonë që në mënyrë fleksibile të sorollatet në mes alternativave.
Në kohën e sotme lidershipi kërkon trurin, i cili mund të kalojë nga një strategji në tjetrën kur është nevoja për këtë gjë. Studimi i ri i MIT sugjeron që tipat e tillë të personalitetit në të njëjtën kohë duhen të përdorin anën kreative dhe logjike të trurit.
Me skanimin e trurit të 63 personave të cilët kanë luajtur lojëra në automate është treguar që ndërmarrësit më shpesh aktivizojnë të dy anët e korteksit të tyre frontal. Menaxherët kryesisht kanë përdorur anën e majtë të trurit, e cila është e lidhur me logjikën dhe mendimin struktural. Ana a djathtë është e lidhur me kreativitetin dhe emocionet.
Këtu rol kyç nuk luan marrja e suksesshme e vendimeve, por tajmingu, respektivisht ndjenja për atë se kur duhet të kalohet në njërën nga dy format e të menduarit.
Në studimet e mëtejshme është e nevojshme të hulumtohet nëse truri i ndërmarrësve funksionon në këtë mënyrë sepse ata janë mësuar me këtë apo personat me tru kaq koherent kanë më shumë shanse për të përfunduar si ndërmarrës.










