Femrat më së shumti i frikësohen dentistit dhe pastaj peshores

Artikujt tjerė
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
- Si ruhen ushqimet në frigorifer
- Udhëtimi përurues për Airbus 350
Qëndrimi në peshore pas ditëve festive është makth për 40 për qind të femrave.
Peshorja është armiku më i madh i femrës, thonë mitet urbane, por është treguar që megjithatë kjo nuk është e vërtetë, por që vendin e parë e mbajnë dentistët. Pas këtyre, frikën më të madhe femrat e kanë nga kalimi i provimit për vozitës, gjendja e llogarisë pas shopingut dhe depilimi brazilian, ka treguar hulumtimi i kryer në Britani të Madhe.
Kilogramët e tepërt janë aq të frikshëm sa që një pjesë e mirë e femrave më shumë i frikësohet shikimit të numrave në peshore se sa ndarjes nga i dashuri.
Rezultatet intersante kanë treguar që kuleta e zbrazët është po aq e frikshme sa edhe mundësia që kolegët e punës ti shohin lakuriq, derisa nga ndërprerja e lidhjes si nga dreqi frikësohen vetëm 12 për qind femra.
Por, qëndrimi në peshore nxit aq shumë frikë sa që femrat mesatarisht kanë nevojë për dy javë për të vendosur të kontrollojnë kilogramët pas festave.
Përveç kësaj, janari është stresues edhe për shak të zotimeve të Vitit të Ri të cilat shumë femra i marrin në mënyrë shumë impulsive dhe kanë vështirësi me mbajtjen e zotimeve. Njëzetë për qind e meshkujve dhe 17 për qind e femrave kanë pranuar që do të gënjejnë familjen dhe miqtë që nuk kanë shkelur zotimin derisa 20 për qind e femrave janë nën presion nëse u përmbahen vendimeve të veta më gjatë se partneri i tyre.
Prandaj, relaksohuni dhe mos lejoni që peshorja dhe zotimet tu çojnë në depresionin dimëror.







