Shkencëtarët krijuan qelizat që vrasin kancerin

Artikujt tjerė
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
Hulumtuesit japonezë kanë arritur një zbulim dramatik që ka të bëjë me krijimin e qelizave specifike T, të cilat janë në gjendje të vrasin tumoret. Ata thonë se ky zbulim çon drejt mundësisë për injektimin e këtyre qelizave në pacientët që vuajnë nga kanceri. Këto qeliza në gjendje të natyrshme janë në sasi të vogla, por shkencëtarët shpresojnë që me injektimin e tyre në sasi të mëdha te pacienti mund të forcohet sistemi imunitar.
Shkencëtarët e qendrës hulumtuese për alergji dhe imunitet RIKEN, njoftuan se kanë arritur që për herë të parë të krijojnë qeliza specifike të sistemit imunitar, të quajtura T qeliza të limfociteve, të specializuara për tumore.
Shkencëtarë së pari u detyruan të riprogramojnë T limfocitet e specializuara për shkatërrimin e disa llojeve të tumorit, në qeliza të tipit tjetër, të quajtura qeliza amë të indukuara pluripotente (iPS), të cilat pastaj prodhojnë qeliza të reja krejtësisht aktive, qeliza T limfocite, të specializuara për tumore, kurse ato në të ardhmen do të mund të përdoren në terapi kundër tumoreve.
Shkencëtari Hiroshi Kavamoto sqaroi: Kemi arritur të krijojmë sasi më të madhe të qelizave të specializuara të qelizave antigjen T, asisoj që kemi krijuar qeliza iPS dhe ato sërish i kemi diferencuar në qeliza funksionale T. Hapi i ardhshëm do të jetë testi që të shohim se a i shkatërrojnë ato qeliza T vetëm tumoret, e jo edhe qelizat e tjera në organizmin e njeriut. Nëse dëshmohet që po, ato do ti injektojmë me anë të injeksionit. Kjo do të mund të ndodhë në një të ardhme jo të largët.








