ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Optika në çip nga IBM

Publikuar: 22.12.2012 - 20:35

Inxhinierët e IBM kanë gjetur një mënyrë për shfrytëzimin e proceseve prodhuese standarde për krijimin e çipave me lidhje optike të integruara të cilët mund të bartin të dhënat me shpejtësi deri 25 gigabitë në sekondë.

Hulumtuesit edhe më parë kishin arritur të integrojnë lidhjet optike në çipa, por arritja e IBM-së është e rëndësishme sepse shfrytëzon teknologjitë standarde për prodhimin e çipave në procesin 90-nanometërsh. Çipi mund të përfshijë disa komponentë optikë, përfshirë edhe multipleksorët valorë të cilët mundësojnë dërgimin dhe pranimin e të dhënave përmes disa frekuencave të dritës. Tani për tani çipi mund të manipulojë me të dhënat me shpejtësi prej 25 gigabitë në sekondë, por hulumtuesit presin që do të rrisin dukshëm këtë shpejtësi përmes avancimit të teknologjisë dhe integrimit të më shumë kanaleve komunikuese të cilat punojnë paralelisht.

IBM pret që kjo teknologji do të përdoret fillimisht në sistemet e mëdha, si superkompjuterët, serverëve të shumëfishtë të lidhur mes vete, ose në magjistralet brenda serverëve.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe diell
Tiranė 17°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell