ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sharp me Ultra High Definition me 60 inçë

Publikuar: 22.12.2012 - 20:26

Gjykuar sipas hapave të prodhuesve japonezë, na pret një periudhë e televizorëve me paraqitje të fotografisë me rezolucion ultra të lartë. Modeli i ri në linjën ICC Purios të kompanisë Sharp është televizori më i mirë dhe më i shtrenjtë i këtij prodhuesi. Bëhet fjalë për televizorin UHD me diagonale prej madje 60 inçësh.

Rezolucioni i ekranit është 3840 x 2160 pixelë, ndërsa ky televizor është njëherësh edhe i pari aparat UHD në botë me certifikatin THX. Liferimi në tregun japonez fillon gjatë shkurtit, kurse ICC Purios nuk do të në shitje të lirë por do të shitet vetëm me porosi. Çmimi në Japoni është 2,63 milionë jenë, ose rreth 31.000 dollarë.

Televizorë UHD kanë prezantuar edhe Sony dhe Toshiba, dhe bëhet fjalë për modelet me diagonale prej 84 gjegjësisht 55 inçësh. Në Japoni modeli më i madh shitet për 25.000 dollarë ndërsa ai më i vogël për 9000 dollarë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C