ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Zbulohet qytetërimi i përmbytur 6 500 vjet para Krishtit

Publikuar: 12.12.2012 - 22:06

Londër, 12 dhjetor - Mund të quhet fare mirë Atlantisi britanik. Një botë e fshehur nën ujë, e gëlltitur nga Deti i Veriut është zbuluar kohët e fundit nga zhytësit që punojnë me ekipet shkencore të Universitetit St Andrews, në Britaninë e Madhe. Vendi që dikur ka qenë i banuar, i quajtur Doggerland, një zonë e madhe e përbërë nga toka e thatë që shtrihej nga Skocia e deri në Danimarkë, është përmbytur nga uji në mënyrë graduale, duke nisur që nga 18 mijë vjet para erës sonë e deri në 5.500 vjet para erës sonë.

Zhytësit kanë zbuluar mbeturinat e një ‘bote të mbytur’ me një popullsi prej dhjetëra-mijëra njerëzish, që mund të ketë qenë dikur “zemra e vërtetë” e Evropës.

Një ekip klimatologësh, arkeologësh dhe gjeofizikanësh kanë rikrijuar hartën ku shtrihej zona dikur e banuar, duke përdorur të dhëna të reja të mbledhura nga disa zhytës të kompanive të naftës. Në bazë të këtyre, ata janë në gjendje të përcaktojnë shtrirjen e plotë të një ‘toke të humbur’, dikur të populluar edhe nga mamutët, transmeton Zhurnal.

Studiuesit thonë se popullsia e këtyre vendeve të mbytura mund të ketë qenë me dhjetëra mijëra, dhe ata jetonin në një zonë shumë të gjerë, që shtrihej nga Skocia Veriore e deri në Danimarkë.

Zona pretendohet që dikur ka qenë “zemra e vërtetë” e Evropës dhe u mbyt si rezultat i goditjes nga një ‘cunami shkatërrues’. Sipas tyre, sipërfaqja e mbytur në Detin e Veriut është shumë më e madhe se disa shtete moderne të Evropës së sotme.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė32°C
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°C