ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

iPadi humbet dominimin në treg

Publikuar: 20.11.2012 - 18:26

Sipas vlerësimeve të analistit Sameer Singh, i cili punon për kompaninë Finvista Advisors, tabletët e bazuar në Android deri kah mesi i vitit 2013 do të tejkalojnë iPadin sa i përket shitjes.

iPadi i Apple mban bindshëm pozitën e parë në tregun e tabletëve në disa vite të fundit por hisja e tij po bie lehtazi në dobi të pajisjeve gjithnjë e më të shumta me Android. Ta zëmë, sipas të dhënave të IDC, iPadi në çerekun e tretë të vitit 2010 kishte 87 për qind të tregut të tabletëve, ndërsa në çerekun e tretë të këtij viti kjo hise ka rënë në vetëm 50,4 për qind. Ky trend do të duhej të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe në gjysmën e parë të vititë të  ardhshëm pajisjet e bazuara në Android do të duhej ta tejkalojnë iPadin sa i përket shitjes.

Duke shikuar trendet në treg, Singha ka konstatuar që rritja e liferimit të tabletëve të bazuar në Android ka tejkaluar rritjen e liferimit të iPadëve në gjashtë prej tetë çerekëve të kaluar. Çerek posaçërisht i keq ishte i treti i këtij viti kur duke pritur modelet e reja liferimi i iPadëve kishte rënë në 18 për qind në vend të rritjes së pritshme prej 10 deri 15 për qind.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C