Çaji nga xhenxhefili, dobi të shumëfishta veçmas në dimër

Artikujt tjerė
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
Zingiber officinale, ose xhenxhefili, është bimë që në mjekësinë kineze përdoret tash e disa mija vjet për zbutjen e problemeve me tretje, me sistemin e frymëmarrjes e madje edhe për tejkalimin e dobësive të mëngjesit të shtatzënat. Mirëpo, hulumtimet e viteve të fundit sugjerojnë që xhenxhefili ka edhe efekt kundër infeksioneve, pastaj efekt analgjetik dhe antipiretik, pra për uljen e temperaturës së trupit. Me fjalë të tjera, xhenxhefili është mjet i shkëlqyeshëm që mbron nga ftohja, virozat e ndryshme acarimet e sistemit të frymëmarrjes.
Me përdorimin e shpeshtë të çajit nga xhenxhefili me limon është e mundshme të përmirësohet veprimi i sistemit imunizues gjatë dimrit, dhe njëkohësisht të zbusë lodhjen dhe rraskapitjen e organizimit. Pos kësaj çaji nga xhenxhefili nxit qarkullimin e gjakut, nxeh organizmin, përshpejton djersitjen e me këtë edhe nxjerrjen e materieve helmuese nga organizimi.
Xhenxhefili është i dobishëm edhe për pengimin e problemeve me sistemin e tretjes, andaj preferohet që ti shtohet gjellës. Një pikë e vetme e vajit eterik të xhenxhefilit në një gotë ujë parandalon ngërçet dhe fryrjen e stomakut pas një racioni të tepruar të ushqimit.
Efekti më i mirë arrihet kur përdoret xhenxhefili i freskët. Mjaftojnë vetëm disa centimetra rrënjë të xhenxhefilit, që duhet të pritet në fletëza të holla, që vlohen ngadalë rreth 10 minuta në ujë. Pas kësaj hidheni në filxhan dhe e ëmbëlsoni sipas dëshirës, më së miri me mjaltë. Me xhenxhefil mund të pasuroni edhe shitjen e komploteve apo pijeve të ndryshme perimet.







