ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vjen iPAD mini

Publikuar: 24.10.2012 - 21:59

Apple ka prezantuar më në fund edhe të shumëpërfolurin iPad Mini, një tablet me ekran 7.9 inçë dhe me karakteristika mjaft interesante. Bëhet fjalë për pajisjen e katërt iOS të Apple në treg, që do t’i shtohet iPhone-it, iPod-it dhe iPad-it. iPad mini ka një dizajn krejtësisht të ri. Është i hollë vetëm 7.2 milimetra dhe peshon 53% më pak sesa iPadi. Ekrani ka rezolucion të njëjtë me atë të iPadit origjinal. Kjo bën të mundur përdorimin e të gjitha aplikacioneve për iPadin edhe në iPad minin. Brenda ka një procesor A5 dual core, një Wi-Fi të përmirësuar dhe shumë më të shpejtë. iPad mini do të ketë edhe dy fotokamera, një përpara për thirrjet FaceTime dhe një prapa, iSight 5 Megapixel, për të bërë foto dhe për të regjistruar video. Kurse bateria ka një kohëzgjatje prej 10 orësh. iPad mini do të jetë i disponueshëm në versionet 16, 32 dhe 64 GB, dhe çmimi i tij lëviz nga 329 deri në 659 dollarë. iPad mini do të dalë në treg nga 2 nëntori, ndërsa porositë do të fillojnë të merren nga e  premtja, më 26 tetor.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell