Google merret vesh me botuesit

Artikujt tjerė
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
Kur Google kishte njoftuar që kishte për qëllim të skanonte një sasi tejet të madhe të librave, dhe publikimin e tyre në formë digjitale, nuk ishin të gjithë aq të entuziazmuar nga kjo ide. Mes tyre ishte edhe asociacioni amerikan i botuesve (AAP).Botuesit e kishin paditur kompaninë Gogle për shkelje të të drejtave autoriale, ndërsa procesi ka zgjatur shtatë vitet e fundit. Marrëveshja është arritur tani, ndërsa sipas saj, secili botues në SHBA i cili nuk do që librat e tij të jenë në disponim në shërbimin Google Books, mund të kërkojë nga gjiganti i kërkimit largimin e tij nga shërbimi. Ata që përcaktohen që të kenë librat në këtë shërbim, mund të kërkojnë nga Google kopjen e librit në formë digjitale me të cilën mund të bëjnë çfarëdo që të duan, mes tjerash edhe ta shesin. Tutje, secili autor mund të lidhë kontratë të posaçme me Google.
Procesi tjetër gjyqësor i ngjashëm i Google, të cilin e ka me The Authors Guild që nga viti 2005 është akoma aktiv.








