Një filxhan kafe në mëngjes largon dhimbjet në qafë

Artikujt tjerė
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
Një filxhan kafe në mëngjes do të mund të ndihmonte miliona të punësuar për të shmangur dhimbjen të cilën e shkakton qëndrimi prej disa orësh ulur para kompjuterit, kanë treguar rezultatet e hulumtimit të ri.
Hulumtuesit kanë zbuluar që vullnetarët të cilët pa dërprerje kanë punuar në kompjuter 90 minuta kanë pasur shumë më pak dhimbje në qafë, duar dhe nyja nëse para shkuarjes në punë kanë pirë një filxhan kafe.
Gjatë hulumtimit të gjithë punëtorët kanë pasur probleme me dhimbjet e shkaktuara nga puna, por grupi i cili ka konsumuar kafe para shkuarjes në punë ka shfaqur intensitet shumë më të vogël të dhimbjes.
Zbulimi që madje dhe doza e vogël e kafeinës mund të ketë ndikim të madh në reduktimin e dhimbjes të shkaktuar nga puna, është rezultat i punës së shkencëtarëve nga Universiteti i Oslos.
Kafeina tashmë gjendet në disa ilaçe kundër dhimbjeve, siç janë aspirina dhe paracetamoli.
Hulumtimi sugjeron që kafeina stimulon disa receptorë të caktuar në trup që janë përgjegjës për bllokimin e efektit të dhimbjes.
Deri tani tashmë është dëshmuar që kafeja mbron nga kanceri i mëlçisë, nga Alzheimeri dhe madje edhe nga sulmet në tru.








