Arktiku po shkrihet, Evropën e kërcënojnë dimra shumë të ftohtë

Artikujt tjerė
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
- Si ruhen ushqimet në frigorifer
Shkrirja e akullit në Arktik është më e fuqishme se asnjëherë më herët që nga fillimi i matjeve, ndërsa akulli nuk mund të ripërtërihet më, çka do të thotë që Evropa për shkak të shkrirjes së akullit mund të përballet me dimra shumë të ftohtë.
Siç transmetojnë mediet gjermane, ekspertët paralajmërojnë që sasia e akullit të shkrirë këtë vit mund të jetë më e madhe se asnjëherë që nga fillimi i matjeve në vitin 1973, çka mund të ketë pasoja të rrezikshme për njerëzit dhe natyrën.
Dimrat ekstremë në Evropë mund të shpeshtohen, ka deklaruar anëtari i rrjetit profesional Ruediger Gerdes nga Instituti për hulumtime të poleve dhe detit Alfred Wegener, përcjell një gazetë javore. Sipas fjalëve të tij, shkrirja e akullit mund të shpjegohet vetëm me ndryshimet klimatike që i kanë shkaktuar njerëzit.
Në mes të shtatorit, me akull ishin të mbuluara vetëm 3.37 milionë kilometra katrorë të sipërfaqes së polit verior, ndërsa kjo sipërfaqe në mes viteve 1979 dhe 2000 mesatarisht ka përfshirë 7,5 milionë kilometra katrorë. Kjo do të thotë që gjatë viteve të kaluara është shkrirë më shumë se gjysma e sipërfaqes së akullt.
Sipas disa vlerësimeve, sasia e akullit në Arktik madje është më e ulëta në 1500 vitet e fundit, ndërsa sipas simulimeve më të reja të kushteve klimaterike, deri në mesin e këtij shekulli Arktiku gjatë verës mund të jetë tërësisht pa akull.
Klimatologët paralajmërojnë që zhdukja e akullit mund të përshpejtojë shkëmbimin e nxehtësisë në mes oqeaneve dhe atmosferës dhe të krijojë erëra të forta, çka mund të çojë në dimra shumë të ftohtë dhe me shumë dëborë në Evropë.
Por, ka edhe skeptikë për këto të dhëna, sidomos mes shkencëtarëve dhe gazetarëve. I tillë është edhe gazetari veteran gjerman Ulli Kulke, i cili pohon që temperaturat në Arktik nuk janë vetëm për shkak të emetimit njerëzor të gazrave por edhe për shkak të një cikli apo ritmi qarkullimi prej 60-70 vjetësh dhe gjatë këtyre periudhave alternohen fazat e ftohta dhe të ngrohta.









Iber02.10.2012/08:11
Akulli shkrihet edhe pastaj ngrihet...Kjo qe po thuhet ketu dmth se ka levize boshti, apo poli i veriut ka ardhe mu ne mes Europe. Kjo nuk eshte e vertete. Mundet me pase dimer ca me te ftohet ose ca me te ngrohet por dimra polare njeherepernjehere jo.