BE kundër Apple

Artikujt tjerė
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
Bruksel, 1 tetor - Bashkimi Europian është vendosur kundër Apple dhe i kërkon kompanisë amerikane të shtrijë afatin kohor të ofrimit të garancisë për produktet e saj ndaj klientëve europianë në 2 vjet dhe të heqë pagesën për vitin e dytë të kësaj garancie.
Zv/komisionerja për Drejtësinë e Bashkimit Europian u dërgoi një letër 27 ministrave të mbrojtjes së konsumatorit, transmeton TCH.
Në letrën e saj, zv/komisionerja thotë se Apple ka abuzuar në të paktën 11 vende të BE-së me fushatat e marketingut dhe kërkon që të thellohet hetimi për të zbardhur nëse ka ndonjë abuzim të mundshëm e të dënueshëm të gjigantit amerikan.
Sipas Reding Apple pas përfundimit të vitit të parë të garancisë për të gjitha produktet e saj, vitin e dytë e ofronte kundrejt një pagese. Kjo bie ndesh me rregullat dhe ligjet e BE-së për mbrotjen e konsumatorit.
Në fakt Apple ka marrë një gjobë prej 900 mijë eurosh në Itali për shkelje të të drejtave të konsumatorit për rastin në fjalë. Këtij rasti i referohet edhe zv/komisionerja Reding në letrën e saj për ministrat e 27 vendeve anëtare të unionit.
Nga një rast në Itali vërehet se shitësit, për të bërë që ofertat e tyre të garancisë të duken më tërheqëse, kanë refuzuar të informojnë konsumatorët mbi të njëjtën garanci që e përfitojnë pa pagesë në të gjithë territorin e Bashkimit Europian, thuhet në letër.
Çfarë rrezikon Apple? Në rast të gjetjes së rasteve analoge edhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian, kompania amerikane rrezikon të gjobitet nga një shumë e majme për shkelje të të drejtave të konsumatorit.








