ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kujdes me tatuazhet, heqja është procedurë shumë e gjatë

Publikuar: 29.09.2012 - 17:50

Heqja e tatuazheve me laser është proces shumë i gjatë, ndërsa në veçanti vështirë hiqen ato të bëra me ngjyrë të verdhë ose të kaltër dhe tatuazhet më të vjetra, ka treguar hulumtimi italian i cili ka zbuluar që tek duhanpirësit tatuazhet hiqen më vështirë.Madje edhe te heqja e tatuazheve të vogla të bëra me ngjyrë të zezë duhen disa vite, thuhet në punimin e publikuar në revistën mjekësore “Archives of Dermatology”, sipas së cilës gjysma e të rinjve që përcaktohen për tatuazhe në fund vendosin edhe për heqjen e tyre.

Me laser thyhen grumbujt e ngjyrës dhe pastaj grimcat e ngjyrës i largojnë qelizat e imunitetit. Nga 352 persona të përfshirë në hulumtim, vetëm gjysma ka hequr tatuazhin pas 10 tretmanëve me laser, ndërsa çereku tjetër pas 15 tretmanëve, ka treguar hulumtimi të cilin e ka kryer Centro Studi GISED nga Bergamoja italiane.

Duhanpirësit dhe personat që kanë përsëritur tretmanët laserik në intervalet më të shkurtra se dy muaj kanë pasur më pak shanse për të larguar tatuazhet.

Hulumtimi ka treguar që edhe ngjyra e verdhë dhe e kaltër për shkak të ndërveprimit me laser ndryshojnë ngjyrën por nuk zhduken krejtësisht pas tretmanit.

Prandaj udhëheqësi i hulumtimit Luigi Naldi rekomandon që njerëzit me tatuazhet e larmishme shumëngjyrëshe duhet të jenë të vetëdijshëm që procesi i heqjes së tyre është afatgjatë dhe nuk është gjithmonë i suksesshëm.

“Për bërjen e tatuazheve nevojitet vetëm gjysmë orë por për largimin e tyre janë të nevojshme vite”, paralajmëron dermatologu David Goldberg  nga Fakulteti i mjekësisë Mount Sinai në New York,.

Ekspertët po ashtu paralajmërojnë për çmimin e lartë të heqjes së tatuazheve, pasi që paguhet secili tretman laserik.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu