Chromebook në vend të netbookëve

Artikujt tjerė
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
Siç merr vesh Digitemes, duke u mbështetur në burime nga zinxhiri i furnizuesve, Acer së shpejti do të ofrojë versionin e ri të laptopit i cili bazohet në Chrome OS të Google. Prezantimi i tij thuhet se do të bëhet kahmesi i tetorit.Paralelisht me dështimin e tregut të netbookëve, Acer do të duhej të rrisë fousin në Chromebookët të cilët do të duhej të ndryshojnë pajisjet në segmentin e kompjuterëve të vegjël dhe të lirë. Prodhuesi tajvanez do të paraqitet në treg në mënyrë agresive me Chromebook, dhe sipas teorisë, një prej arsyeve të rritjes së fokusit në këtë sistem operativ është edhe pakënaqësia me futjen e Microsoftit në tregun e hardverit me tabletin Surface. Acer përndryshe ishte një prej prodhuesve më të zëshëm i cili kishte shfaqur pakënaqësinë me këtë hap të gjigantit softverik. Megjithatë, versionet e para të Chromebook në treg kanë kaluar goxha pavërejtur, ndërsa Google bashkë me partnerët sukses të pjesshëm ka arritur vetëm tek hardveri për nevoja të arsimimit.
Chromebook 11,6 inçësh i Acerit tashmë është futur në prodhim masovik, ndërsa në muaj do të duhej të prodhoheshin 200.000 copë. Përveç Acer, Chromebook të rinj po përgatisin edhe Samsung dhe Lenovo.








