ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

X-E1 – fotoaparati i ri kompakt mirrorless nga Fuji

Publikuar: 22.09.2012 - 21:30

Pas modelit X-Pro1, Fuji në linjën e fotoaparateve të veta kompakte me objektivë të ndërrueshëm ka shtuar edhe njëmodel tjetër –X-E1.

Pasi që ka shumë karakteristika të ngjashme me vëllanë e madh, Fuji X-E1 kaAPS-CX-Trans CMOS sensor të njëjtë me 16 megapixelë (që mund të krahasohet me disa DSLR sensorë full-frame), si dhe procesor EXR Pro për përpunim të fotografisë, ashtu që kualiteti i fotografisë të jetë në rang të X-Pro1. Kësaj radhe është anashkaluar filtri optik por është integruar filtri i ri kolorik për të zvogëluar sasinë e zhurmës, si dhe gabimet në reproduktimin e ngjyrave.

Në dizajnin retro të trupit, X-E1 ka të integruar blicin, ndërsa për dallim nga modeli X-Pro1 i cili shfrytëzon okularin optik-elektronik, X-E1 ka vetëm atë elektronik. Por me 2,36 milionë pikë është një prej okularëve me rezolucionin më të lartë në treg. Ka edhe LCD-në 2,8”, ISO ndjeshmërinë prej 200-5400 të zgjerueshme në ISO 100 ISO 12800, dhe video incizimin Full HD të zakonshëm.

Bashkë me të është prezantuar edhe objektivi i ri Fuji XF18-55mm f/2.8-4 R LM OIS me stabilizim optik të fotografisë. Pritet kah fundi i vitit dhe për dallim nga çmimi i modelitX-Pro1 (1700 dollarë vetëm trupi), çmimi i modelit të trupit XE1 do të duhej të sillej rreth 1000 dollarë, që e bën konkurrencëmjaft serioze të Sony NEX-7 dhe Olympus OM-D.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe diell
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell