ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Në QKUK realizohet me sukses një operim i rrallë

Publikuar: 19.09.2012 - 20:38

Prishtinë, 19 shtator - Rastet kur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës realizohen operacione të rralla sa vijnë e shtohen. Së fundmi, në Klinikën e Ortopedisë është realizuar një operacion i rrallë. Lëndimet e rënda pas rrëzimit gjatë punës në ndërtimtari e kishin lënë të paralizuar Fitim Ismailin, por falë punës dhe reagimit të shpejtë të stafit të doktorëve në QKUK-së, pacienti tashmë ka filluar të ecën.

Doktori Armend Agolli, i cili për shumë vite ka punuar në Suedi dhe i cili tash po jep kontributin e tij në QKUK, ka qenë doktori i cili kishte realizuar këtë operacion në korrik të këtij viti. Ai ndjehet i befasuar me rezultatin pozitiv të trajtimit.

Ndonëse i është dashur dhe do t’i duhet ende shumë kohë trajtim në Klinikën e Ortopedisë me traumatologji, Fitimi ndjehet i lumtur që sërish ka filluar të ecë. Ai ka falënderuar doktorët për punën dhe përpjekjet maksimale që kanë bërë për trajtimin e tij.

Fitimi ka treguar se për të njëjtin operacion dhe trajtim në Shkup i kanë kërkuar më shumë se 30 mijë euro, por ai ndjehet i lumtur që një operacion të tillë e ka kryer në QKUK.

Komente (8)

gavrroshi14.10.2012/21:56

i lumt doktorrit

Agim Tahirajt20.09.2012/23:12

Agim a je esell?!...,ty ka qene e udhes me te dergu ne Shkup dhe me te qethe mire atje, e me pas do te kishe qene mirenjohes ndaj Armend Agollit...
"Fitimi ka treguar se pĆr tĆ njĆjtin operacion dhe trajtim nĆ Shkup i kanĆ kĆrkuar mĆ shumĆ se 30 mijĆ euro,..."koha.net
Agim a mos mendove se do te vjen e te punoj si punetor krahu a argat Dr. Armendi???! Personalisht jam i operuar nga A.Agolli dhe e them me plot sinqeritet se s'me ka rastisur ne jete te njoh mjek me humanist e edhe profesionist se dr.Agolli, Allahu e rujte!!!

I.I.20.09.2012/23:01

O Agim Tahiraj nuk ka njeri pa gabime e kusure, vetemse mos na e ofendo dr.Armendin se me kete ofendon te gjithe pacientet e tij, dije se ne QKUK nuk ka rezonance magnetike por vetem CT a si quhet dhe kjo nuk jep pamje te kjart sikurse R.Magentike, e une i kam provu te dyjat, do te doja te kete me shume njerez profesionist dhe human si Armend Agolli ne RKS... e Allahu e shperblefte me te mira, dhe ia shtofte sukseset!!! thuni AMIIIN

SH .Z20.09.2012/14:38

esht e drejt e gjithkujt te komentojm at qe e ndjejm po te puna e dr armendit ska fjal
veq i lumt nje ZOT ..nje DR ARMEND AGOLL..asht ska tjer

rasimi kujdestar i nates20.09.2012/10:41

ktu ne kosov ka njerz te cilt jan si gjoja dhe te cilt jipen per tu experimentue me ta. Shumica e tyre shkojn ne at dynja dhe kurgja kerkujna rryshfeti i mbetet mjekut.

nn20.09.2012/08:24

...pune te mbare...suksese Armend

agim tahiraj19.09.2012/21:07

armend agolli ka ardhur dhe per te fituar para te majme ne kosove me pacient i cili nuk i pranon rezonancat qe behen ne QKUdhe se eshte aparati me modern qe ekziston,por ai i pranon vetem rezonancat e Alokes ku aty punon privat dhe e merr perqindjen e vet ku rezonanca paguhet 220e e ai i merr 100e.
ky eshte Armend fillozofi.

Naimi19.09.2012/20:56

Kosovarët kanë nevojë për aparatura, e sa për eksperiencë mund ti japin mësimë gjithë europër

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell