ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Inxhinierët shqiptarë formojnë shoqatë në Zvicër

Publikuar: 16.09.2012 - 21:24

Zürich, 16 shtator - Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, e krijuar kohë më parë, do të bëjë edhe inaugurimin e saj përmes një aktiviteti që do të mbahet më 19 tetor në Laussane.

Me këtë rast, kryesia e kësaj shoqate u drejton një ftesë publike inxhinierëve, arkitektëve dhe të interesuarve të tjerë që të marrin pjesë në këtë aktivitet.

SHISHZ është një shoqatë profesionale e inxhinierëve dhe arkitektëve, e cila ka për qëllim të jetë platformë e ngritjes në shkencat e teknologjisë, të zhvillojë valorizimin e këtyre drejtimeve, t’i bëjë bashkë inxhinierët dhe arkitektët në fusha profesionale dhe specializime të ndryshme, si dhe të promovojë dhe nxisë shkëmbimin e njohurive e përvojave të ndërsjella, njofton Albinfo.

Organizatori lut të interesuarit që, për shkaqe të organizimit, të bëjnë konfirmimin e pjesëmarrjes më së largu deri më 6 tetor 2012, në adresën elektronike: contact@albanian-engineering.ch

Komente (1)

femi16.09.2012/22:31

kjo ju ban vaki vetem shqiptarve

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu