ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Prezantohet iPhone 5, më i lehtë, më i hollë

Publikuar: 12.09.2012 - 20:25

San Francisco, 12 shtator – Në shtëpinë e kulturës Yerba Buena në San Francisco, në orën 19 sipas kohës sonë ka filluar prezantimi i modelit më të ri të telefonave të mençur iPhone. Deri tash janë prezantuar në treg pesë lloje të telefonave të tillë të kompanisë Apple dhe mbase ky i gjashti do të quhet iPhone 5 (i pesti është dashur të jetë iPhone 5, por për nderim të vdekjes së kreatorit të tij, Steve Jobs, ai u quajt iPhone4S.Sipas supozimeve, që rrjedhin nga ekzemplarët e tij të kontrabanduar nga fabrika në Kinë, iPhone 5 do të jetë më i madh sesa modelet e mëparshme, por më i lehtë dhe më i hollë. Është i punuar nga xhami dhe alumini. Pos risive të tjera, gjatë prezantimit u tha se ky telefon do të ketë edhe sistemin e ri operativ iOS 6  dhe se nuk do të ketë më nevojë për hartat e Google, pasi Apple tashti i ka bërë hartat e veta

IPohne i ri ka tre mikrofona: përpara, prapa dhe përfundi – për cilësi më të mirë të zërit dhe reduktim të shushurimave.

Dy  minuta para orës 20, sipas kohës sonë, u njoftua se shitja e tij do të fillojë më 21 shtator në tregjet e mëdha: SHBA, Kanada, Britani, Francë, Gjermani, Australi, Japoni, Hong Kong, Singapor, kurse që nga dhjetori do të mund të shitet edhe në 100 shtete të tjera te 240 operatorë.

Për imtësi të tjera do të mësohet sonte vonë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu