ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Zbulohet sekreti i efektit placebo

Publikuar: 12.09.2012 - 13:44

Në mjekësi tashmë një kohë të gjatë është i njohur fakti që pacientët të cilët janë të sëmurë nga ndonjë inflamacion më i vogël do të shërohen gati po aq mirë nëse konsumojnë ilaçe aktive ose pilula të zakonshme të sheqerit. Ky efekt quhet placebo.

Në dukje të parë duket e pakuptimtë – pse atëherë organizmi, nëse mund të shërohet vet, e pret për pilulën e sheqerit për ta aktivizuar?

Përgjigje në këtë pyetje nga perspektiva evolucionare ka ofruar simulimi i ri kompjuterik i cili ka treguar që sistemi mbrojtës ka një ndërprerës, i cili është nën kontrollin e mendjes.

Peter Trimmer, biolog nga Universiteti i Bristolit në Britani të Madhe, thotë që gjithçka ka filluar me hulumtimet të cilat kanë treguar që diçka e ngjashme me efektin placebo ekziston edhe tek shumë kafshë. Për shembull, brejtësit siberian gati nuk luftojnë aspak kundër infeksioneve gjithnjë derisa dritat mbi kafazet e tyre imitojnë kushtet e dimrit -  ditët e shkurtra dhe netët e gjata. Por, kur ndriçimi ndryshon në verë, sistemi i tyre mbrojtës aktivizohet menjëherë.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit të cilët mendojnë që konsumojnë ilaç, kurse në të vërtetë konsumojnë placebo, reagojnë madje dyfish më fuqishëm nga ata që nuk fitojnë asgjë. Në të dy rastet intervenimi i jashtëm e vë në lëvizje sistemin mbrojtës.

Trimmer thotë që për këtë fenomen ekziston shpjegim i thjeshtë – aktivizimi i sistemit të imunitetit është i shtrenjtë – aq i shtrenjtë sa që përgjigja e fortë dhe e qëndrueshme mundet në mënyrë të rrezikshme të shterojë rezervat e energjisë në organizëm. Me fjalë tjera, gjithnjë derisa inflamacioni nuk është vdekjeprurës, shpaguhet të pritet për shenjën që lufta nuk do ta dëmtojë trupin në ndonjë mënyrë tjetër.

Këtë ide i pari e ka prezantuar qysh para dhjetë vitesh Nicholas Humphrey, psikologu i pensionuar në London School of Economics, në punimin e vet “Pritjet e mëdha: psikologjia evolucionare e shërimit me besim dhe efekti placebo”, megjithatë ajo tani për herë të parë është vërtetuar në mënyrë eksperimentale.

Sipas Humphrey, brejtësi nënvetëdijshëm e di që vera i siguron mjaft ushqim për të mbështetur përgjigjen e shtrenjtë imunologjike ndaj sëmundjes. Njerëzit nënvetëdijshëm reagojnë në shërim, madje edhe atë të rrejshëm, sepse i bind që do ta dobësojnë inflamacionin dhe i mundësojnë sistemin mbrojtës sukses pa thithjen e resurseve trupore. Studimet kanë vërtetuar që në aktivizimin e sistemit ndikon volitshëm edhe shqetësimi i shprehur i mjekut dhe anëtarëve të familjes.

Disa hulumtime të mëhershme tashmë kanë treguar që kafshët në mjedis armiqësor jetojnë më gjatë dhe kanë më shumë pasardhës nëse i kalojnë inflamacionet pa aktivizimin e sistemit të imunitetit. Në një mjedis të favorshëm vlen e kundërta. Nga rezultatet del që ekziston dobi e qartë evolutive nga ndezja dhe fikja e sistemit mbrojtës varësisht nga rrethanat.

“Më vjen mirë që modeli kompjuterik ka vërtetuar teorinë time”, ka thënë Humphrey. Nëse kjo ide është e saktë, kjo do të thotë që e kemi kuptuar gabim natyrën e placebos. Bujqësia dhe shpikjet tjera në 10.000 vitet e fundit kanë mundësuar furnizimin e qëndrueshëm me ushqim, çka do të thotë që mekanizmi ynë mbrojtës mund të aktivizohet lirisht në çdo moment. Mirëpo, ndërprerësi ynë i nënvetëdijshëm ende nuk është përshtatur në këtë ndryshim. Placebo e mashtron mendjen dhe ajo mendon që është koha për aktivizimin e sistemit mbrojtës është bërë ideale, ka shpjeguar Humphrey.

Dihet që efekti placebo forcon veprimin madje edhe të ilaçeve aktive në mjekësinë klasike. Por hulumtimet e përgjithshme kanë treguar që ai është themeli i efikasitetit të disa metodave alternative të shërimit si homeopatia. Me fjalë tjera, efikasiteti i substancave të provuara aktive në mjekësinë zyrtare duket të kalojë efektin placbo, dhe kjo në mjekësinë alternative kryesisht nuk ndodhë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell