ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ethet e Nilit perëndimor: dallojini simptomat me kohë

Publikuar: 09.09.2012 - 12:12

Simptomat e etheve të Nilit perëndimor janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes, prandaj është vështirë të dallohen, ndërsa në numrin më të vogël të rasteve virusi mund të shkaktojë meningjit. Virusi i Nilit perëndimor, i cili ka marrë dhjetëra viktima nëpër botë, ndërsa bartet nga mushkonjat aziatike, ka arritur edhe në fqinjësinë tonë. Virusin shërbimet epidemiologjike e kanë gjetur tek kafshët, por në Serbi janë raportuar edhe disa njerëz të prekur nga ky virus. Megjithatë, situata në SHBA, ku virusi është shfaqur për herë të parë

para 13 vitesh, është tërësisht e ndryshme. Numri i të sëmurëve rritet nga dita në ditë, ndërsa nga 1590 të infektuar, 65 njerëz kanë vdekur, shkruan Qendra amerikane për kontroll të sëmundjeve dhe preventivë. Rrezik i veçantë është në pranverë dhe vjeshtë për shkak të invadimit të madh të mushkonjave dhe virusi përhapet më shpejt.

Ethet e Nilit perëndimor kryesisht shfaqen në vendet me temperatura të larta si Egjipti, Turqia dhe Tunizi, megjithatë ndryshimet klimatike kanë shkaktuar përhapjen e tij edhe

në vende të tjera. Virusi përhapet me pickimin e mushkonjës aziatike, ndërsa nuk mund të bartet nga njeriu një njeri. Simptomat e para shfaqen prej tri deri në 14 ditë pas pickimit.



Simptomat

Ethet e Nilit perëndimor nuk manifestohen në tetë nga dhjetë raste, por ata që janë të sëmurë e dallojnë vështirë sepse simptomat janë të ngjashme me gripin dhe ftohjen.

Simptomat më të shpeshta janë temperatura e rritur trupore, kokë dhimbja, lodhja, dhimbja në nyje, ndërsa ndonjëherë virusi mund të shkaktojë edhe skuqje në lëkurë,

gjëndra të fryra limfatike dhe dhimbje në sy.

Në një për qind të rasteve virusi shkakton infeksion të rëndë neurologjik i cili mund të shkaktojë meningjit, respektivisht meningitis dhe encefalitis. Ndonjëherë inflamacioni

mund të përhapet në shpinë prandaj të sëmurën ndiejnë dobësi të papritur në duar, këmbë

dhe marrin frymë rëndë. Simptomat e infeksionit të rëndë janë temperatura e lart  trupore,

dhimbjet e padurueshme të kokës, shtangia e qafës, dezorientimi, dridhja, koordinimi i keq, sulmet, dhimbja dhe paraliza e papritur ose dobësia në duar dhe këmbë.



Vizita mjekut



Nëse keni dhimbje serioze të kokës, keni shtangie të qafës ose koordinim të keq dhe çorientim, gjithsesi vizitojeni mjekun tuaj. Po ashtu, mjekët këshillojnë personat të cilët

janë të infektuar me virus që çdo pesë vite të kontrollojnë punën e veshkave sepse virusi mund të fshihet në trup dhe pastaj të shkaktojë komplikime.



Si tëmbroheni

• Për të shmangur pickimin mushkonjave mund ta mbroni shtëpinë tuaj me rrjeta në dritare të cilat do t’i parandalojnë të hyjnë në shtëpi.

•Mushkonjat janë më së shumti aktive në agim dhe muzg, prandaj më së miri është të mos dilni në atë kohë, por nëse duhet të dilni gjithsesi përdorni preparatet që ju

mbrojnë nga pickimet. Sipas nevojës vishni rroba me mëngë të gjata.

• Ndërrojeni vazhdimisht ujin për kafshët shtëpiake, ndërsa ujin në kova të mëdha derdheni sepse tërheq mushkonjat.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu