nVidia me përkrahje për Miracast

Artikujt tjerė
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
nVidia ka bërë të ditur që në çipat e vet të dedikuar për telefonat mobilë të mençur dhe tabletët ka ndërmend të integrojë përkrahjen për teknologjinë Miracast.
Bëhet fjalë për teknologjinë e cila mundëson lidhje direkte të pajisjeve përmes WiFi, e cila shfrytëzon lidhjen e posaçme në spektrin 5 Ghz, dhe dedikohet në rend të parë për paraqitjen e ekranit nga pajisja më e vogël, si telefoni mobil apo tableti, në një ekran më të madh, zakonisht televizor. Wi-Fi Alliance ka ndërmend të publikojë zyrtarisht standardin e ri brenda disa muajve të ardhshëm.
Pajisjet e bazuara në procesorët katërbërthamash Tegra 3 të nVidias do të duhej të jenë mes të parëve me përkrahje për Miracast, dhe do të mund të ndajnë
dhe këmbejnë përmbajtjet thjesht me pajisjet e tjera të cilat përkrahin Miracastin, si televizorët, për shembull.









