Tumoret bëhen bombë me sahat: deri në vitin 2040 numri i të sëmurëve do të trefishohet

Artikujt tjerė
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
Tumoret bëhen bombë me sahat për shoqërinë, konsiderojnë ekspertët dhe pajtohen që barrierat në shërimin dhe ofrimin e ndihmës njerëzve të moshuar duhet të hiqen pikërisht tani ose numri i të vdekurve nga tumoret në të ardhmen do të jetë shumë më i madh. Konsiderohet që deri në vitin 2040 kjo sëmundje do të prekë një nga katër persona më të moshuar se 65 vjet.
Kanceri për shumë njerëz më të moshuar se 65 vjet do të bëhet pjesë e pashmangshme e procesit jetësor, thonë shkencëtarët dhe shtojnë se si numri i të sëmurëve deri në vitin 2040 madje do të trefishohet, që do të thotë që sëmundja do të prekë një nga katër persona të moshuar. Konsiderohet se si për shembull në Britani të Madhe numri prej 1,3milionësh, aq sa ka pasur të sëmurë mbi moshën 65-vjeçare në vitin 2010, do të rritet madje deri 4.1 milionë në 30 vjetët e ardhshëm, shkruan BBC.
Tumoret kështu bëhen bombë me sahat për shoqërinë, konsiderojnë ekspertët.
Meqenëse faktori kryesor i rrezikut për këtë sëmundje është plakja, jetëgjatësia më e madhe e parashikuar për njeriun pritet që do të rrisë edhe numrin e të sëmurëve.
Supozohet që numri i të mbijetuarve nga kjo sëmundje e keqe do të rritet për një milion çdo dekadë në periudhën prej 2010 deri 2040, ndërsa rritja më e madhe do të shënohet tek personat më të moshuar se 65 vjet.
Ciaran Devane nga Macmillan Cancer Support konsideron që barrierat në shërim dhe ofrimin e ndihmës njerëzve të vjetër duhen të hiqen pikërisht tani ose numri i të vdekurve nga tumoret në të ardhmen do të jetë shumë më i madh.








