Zbulohet mënyrë e re e ruajtjes së hidrogjenit

Artikujt tjerė
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
Me aplikimin e borohidridit të natriumit si formë e ruajtjes së hidrogjenit është e mundshme të përfitohet vlera energjetike shumë e afërt me benzinën.
Është zbuluar mënyra e re e ruajtjes së hidrogjenit i cili tani mund të ruhet direkt si karburant ose të përdoret në qelizat e karburantit për fitimin e energjisë elektrike. Mënyra e re e ruajtjes së hidrogjenit është më e sigurt se ajo e mëhershme e cila ka kërkuar presione të larta.
Për këtë shpikje ka meritë ekipi i shkencëtarëve australianë nga University of New South Wales. Ata kanë përdorur veçoritë e borohidridit të natriumit (NaBH4) i cili në afërsi të hidrogjenit sillet si sfungjer. Ky komponim mund të ruajë sasi shumë të mëdha të hidrogjenit, ndërsa për lirimin e tij janë të nevojshme vetëm katër megapaskalë, për dallim nga 35 deri 70 megapaskalë të deritashëm, çka është standardi i rezervuarëve të automobilave. Kjo ulje e tensionit ka edhe vlerë të sigurisë sepse me presionet aq të larta sasi të mëdha të energjisë mund të lirohen në rastin e fatkeqësisë.
Me aplikimin e këtij komponimi si formë e ruajtjes së hidrogjenit është e mundshme të fitohet vlera energjetike shumë e përafërt me benzinën. Problem i madh tek ruajta e hidrogjenit në mënyrë të përgjegjshme është që dendësia energjetike e hidrogjenit të pastër është katër herë më e vogël se ajo tek hidrokarburet, siç janë derivatet e naftës, sepse atomet e hidrogjenit janë të renditura më rrallë kur janë vetëm se sa kur janë të lidhur me hidrokarbure. Kështu në një litër benzinë ka 64 për qind më shumë hidrogjen sesa në një litër të hidrogjenit të pastër.
Edhe pse borohidridi i natriumit e zgjidh këtë, ka edhe probleme tjera. Që ky rezervuar të punojë në kushte laboratorike ai kërkon përpunim nanoteknologjik; ruajtja duhet të jetë në rezervuarin prej nikeli; për lirimin e hidrogjenit është e nevojshme temperatura prej minimum 50gradësh, ndërsa për rrjedhjen e plotë prej 350 gradësh celsius. Puna megjithatë vazhdon, sepse shkencëtarët janë të bindur që ka mundësi reale që nga kjo teknologji të fitohet mënyra për ruajtjen ekonomike dhe të sigurt të hidrogjenit pa pasur nevojë për rritjen e kapacitetit të automobilit.







