ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Amerikani 15 vjeçar shpik testin revolucionar për zbulimin e kancerit

Publikuar: 24.08.2012 - 09:10

New York, 24 gusht  – Gjimnazisti pesëmbëdhjetëvjeçar nga Marylandi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jack Andraka, gjatë kohës së lir merret me hulumtime në Universitetin e John Hopkinsit në Baltimore, në një prej laboratorëve më prestigjioze në botë për hulumtimin e kancerit.

Duke punuar në këtë laborator, Andraka ia ka dalë të shpikë një test revolucionar, i cili e zbulon kancerin në pankreas 168 herë më shpejt sesa testet më të mira të këtij lloji, e përveç kësaj është edhe dukshëm më i lirë.

I riu i pazakontë ka paraqitur kërkesë për patentimin e testit dhe tani po i vazhdon hulumtimet e tij në këtë fushë.

Testi i tij është 168 herë më i shpejtë, 25.667 herë më i lirë dhe 400 herë më i ndjeshëm sesa testi ELISA, i cili përcakton prezencën e antitrupave ndaj infeksionit HIV, virusit të Nilit Perëndimor dhe hepatitisit B. Sensori i tij kushton vetëm tre dollarë – ndërsa testi ELISA në disa raste edhe deri në 800 dollarë – ndërsa vetëm një shirit mund të shërbejë për 10 teste, të cilët zgjasin rreth pesë minuta.

Testi mund të shfrytëzohet edhe për analizën e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe për përcjelljen e përparimit të shërimit të pacientëve, të cilët u nënshtrohen kimioterapive dhe rrezatimit.

Shpikja e Andrakas zbulon edhe prezencën e proteinës, e cila e dëshmon ekzistencën e kancerit dukshëm më përpara sesa vetë sëmundja të bëhet pushtuese. Kjo që është më se e dobishme, pasi sipas përllogaritjeve, me këtë test për çdo vit do të mund të shpëtoheshin jetët e mijëra viktimave të kancerit të pankreasit.

Andraka, i cili në maj të këtij viti ka fituar për zbulimin e tij një shpërblim prej 75.000 dollarësh në ekspozitën ndërkombëtare të shkencës dhe inxhinierisë “Intel”, thotë se “Google” dhe revistat shkencore pa pagesë në internet i kanë ndihmuar jashtëzakonisht për ta realizuar testin. 

“Kurrë nuk do të mund ta realizoja këtë hulumtim dhe projekt pa e përdorur internetin”, ka thënë Andraka. Duke folur në një intervistë dhënë agjencisë britanike të lajmeve “BBC”, Andraka ka thënë se ideja për zbulimin i lindi derisa po “kalkulonte disa gjëra në orën e mësimit të lëndës së biologjisë”.

Testi ka për qëllim ta evidencojë kancerin në fazën e hershme, kur trajtimet efektive dhe mundësia për mbijetesë janë dukshëm më të mundshme. Vetë familja e Andrakas është prekur nga kanceri i pankreasit, sëmundje kjo që ka një margjinë mbijetese prej 5.5 për qind në rast se evidencohet në fazat fillestare.

Komente (3)

Nysret H.25.08.2012/09:52

Ju lumt atyre që këtij të riu i kanë krijuar kushte të tilla pune e studimi. Normalisht edhe djaloshit gjithsesi.A thua kur,kur të rinjve tanë do tu krijohen kushte të tilla pune,mësimi, studimi...

afrimi 24.08.2012/13:07

Te lunmt

bashkim gashi 24.08.2012/09:44

Te lumt ore djalosh ishalla te nimon zoti edhe me tej suksese ne jet dhe ne fushen e shkences

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°C