Tani edhe bakllava me çokollatë

Artikujt tjerė
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
Gaziantep , 20 gusht - Bakllavaja me çokollatë dallon nga llojet e tjera të bakllavasë si për nga shija, ashtu dhe pamja e jashtme.
"Kare" (në formë katrore), "Shëbijet" (Şöbiyet, në formë trekëndëshi), "Havuç dilimi" (në formën e Thelbit të Karrotës" dhe të tjera janë disa nga emrat e bakllavasë në Turqi.
Bërja e bakllavasë është një punë e mundimshme. Tani ka dalë edhe një lloj i ri, ai me çokollatë, transmeton TRT njoftimin.
Në Gaziantep, që njihet ndryshe edhe si "qyteti i Bakllavasë", mjeshtërit e kësaj lloj ëmbëlsire bëjnë bakllava me çokollatë për ta bërë atë më tërheqëse për fëmijët.
Në përgjithësi bakllavaja me çokollatë më shumë tërheq vëmendjen e fëmijëve, madje edhe shumica e blerësve janë fëmijë. Të shumta janë ndërkohë edhe porositë që vijnë nga qytetet e tjera të vendit.
Bakllavaja me çokollatë përmban kakao si në brumë, ashtu edhe në kajmakun që përdoret për bërjen e tij, ndërsa veçoritë e tjera janë të ngjashme me bakllavanë e zakonshme.
Vetëm se bakllavaja me çokollatë të lë në gojë një ëmbëlsi interesante si për nga ngjyra, ashtu edhe nga shija.
Me sa duket kjo shije e re do të tërheqë vëmendjen jo vetëm të fëmijëve, por edhe të moshave të rritura dhe të turistëve.









