Samsung One është koncept interesant i telefonave

Artikujt tjerė
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
Dizajneri Yejin Jeon ka deklaruar brengën e tij për problemin gjithnjë e më të madh të përdoruesve, smartphonet e të cilëve nga dita në ditë bëhen gjithnjë më të mëdhenj dhe ka bërë kompromis të shkëlqyer.
Ka mbajtur formatin e vogël të dimensioneve me mundësitë high-end të pajisjeve të sotme. Pas emrit Samsung One fshihet telefoni të cilën lehtë mund ta kishit ngatërruar me lapsin e thjeshtë me dimensione pak më të mëdha. Do të ishte më i lehtë se smartphonet e sotëm dhe në vete do të fshihte ekranin fleksibil 6-inçësh. Po ashtu pajisja do të kishte touchscreen më të vogël për shfaqjen e informatave të ndryshme për mesazhet, thirrjet e lëshuara, gjendjen e baterisë dhe ngjashëm, por nuk do të ishin të lënë jashtë as pjesët e tjera siç janë: kamera, Wi-Fi, speakeri, microUSB etj. Fotografitë e treguara tregojnë në atë që do të punonte me Androidin, por pyetja është se si do të vendoseshin procesori dhe bateria? Megjithatë kjo është ide interesante, sepse tashmë një kohë të gjatë pyetemi se çka do të bëhet më tej me smartphonet.








