ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Arrijnë tabletët Windows RT

Publikuar: 19.08.2012 - 11:04

Deri tani zyrtarisht janë njohur vetëm dy prodhues të pajisjeve tabletë të bazuara në ARM dhe Windows RT. Por, arrin pohimi që në këtë treg Microsoftit dhe Asus do t’i bashkohen edhe Samsung, Lenovo dhe Dell.

Informatën e kanë publikuar në blogun zyrtar të Microsoftit, Building Windows 8. Po ashtu është publikuar se si pajisjet me Windows RT nuk do të jenë vetëm tabletë, por do të vijnë në formë të notebook-ëve klasikë me tastierë dhe trackpad. Prodhuesi i cili mungon në listën e atyre që do të ofrojnë pajisje RT është HP-ja, ndërsa nga kompania më herët kanë publikuar se si aktualisht nuk kanë interesim për ARM.

Microsoft ka publikuar edhe rezultatet e testimit të qëndrueshmërisë së baterive në pajisjet me Windows RT. Ende janë në fazën e zhvillimit të tabletëve dhe kanë arritur në mes tetë dhe 13 orë. Në mënyrën e punës të ashtuquajtur “connected standby” pajisjet kanë arritur në mes 320 dhe 409 orë punë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi i lehtė
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C