ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Mikrovala zvogëlon vlerat e ushqimit

Publikuar: 17.08.2012 - 17:56

Mikrovala është pajisja elektroshtëpiake më e përhapur pas televizorit. Kjo vjen pasi një mikrovalë është e shpejtë dhe ka përdorim të lehtë, nuk zë shumë vend, mund të përdoret për përgatitjen e ushqimit në shtëpi, në zyrë, bile edhe në restorante. Ndoshta edhe restorantet me famë për ushqime të shëndetshme mund të jenë të varura nga kjo pajisje elektrike për të ngrohur apo gatuar ushqimet. Parë nga një perspektivë e gjerë, sistemi tretës i njeriut ka evoluuar përgjatë mijëra viteve për të tretur ushqime të forta ose të gatuara me ujë apo nxehtësi. Megjithatë, ushqimet e gatuara me mikrovalë përfaqësojnë një metodë gatimi totalisht të huaj dhe të panjohur për sistemin tretës të njeriut. Logjika na bën të mendojmë se një metodë gatimi tërësisht e panjohur dhe e ndryshme do të ndryshojë vetitë kimike të ushqimeve, duke ndikuar në mënyrë negative në shëndetin tonë. Brenda mikrovalës gjendet një "magnetofon, i cili është një tub me elektrone. Elektronet bashkëveprojnë me energji magnetike dhe elektrike dhe shndërrohen në valë me mikrogjatësi. Ky është rrezatimi që ndërvepron me molekulat e ushqimit. Elektronet e magnetofonit prodhojnë vale me gjatësi të cilat bashkëveprojnë me pjesët pozitive dhe negative të molekulave të ushqimit. Molekulat e ushqimit fillojnë të vibrojnë, deri në disa milionë herë për sekondë. Ky vibrim molekular është shkaktari i krijimit të nxehtësisë në ushqim. Ky vibrim deformon molekulat e ushqimit dhe krijon përbërje të reja që nuk njiheshin më parë. Është arritur të tregohet se këto përbërje të reja në ushqimet e gatuara në mikrovale dëmtojnë elementet e gjakut, sistemin tretës dhe atë imunologjik.

Hulumtimet që tregojnë efektin negativ mbi shëndetin e ushqimeve të gatuara me mikrovale janë kryer në Zvicër dhe Rusi. Të dy këto studime arritën në përfundimin se gatimi i ushqimeve në mikrovale zvogëlon në mënyrë domethënëse vlerat ushqyese, deformon molekulat e proteinave dhe krijon përbërje të reja antinatyrale. Megjithatë, pjesa më shqetësuese ishte fakti se u vu re përkeqësim i shëndetit tek individët që merrnin vetëm ushqime të gatuara në mikrovalë.

Ndërkaq, sa i përket ngrohjes së ushqimit në mikrovalë, thuhet se ushqimet ngrohen në mënyrë jo të barabartë dhe kanë pjesë të mbingrohura dhe pjesë të ftohta. Pjesët e ftohta mund te nxisin rritjen e baktereve si salmonela dhe mund të pësoni një intoksikim nga ushqimi.

Për më tepër, kur përdoren enë apo mbështjellje plastike në mikrovalë, në ushqimin tuaj mund të përfundojnë shumë lëndë kimike të dëmshme. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CI kthjellėt
Shkup 36°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell