Hani shalqi për një shëndet të mirë

Artikujt tjerė
- Sidney vishet me ngjyra
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
Me ardhjen e stinës së verës, njerëzit e kanë nevojë të domosdoshme konsumimin e lëngjeve, me qëllim për të shmangur etjen dhe dehidratimin, pasoja të cilat shalqiri mund ti luftojë mjaft mirë, transmeton Start njoftimin.
Ja cilat janë disa prej efekteve të tij dobiprurëse:
1. Ai është i pasur me elektrolite dhe ujë. Pra është dhuratë e natyrës për të luftuar vapën tropike, etjen dhe dehidrimin.
2. Ndonëse ka pak kalori (30 kalori në 100 g), shtatzënat që kanë prirje për të ngrënë tepër shalqi, duhet të kenë kujdes sepse do të mund tu zhvillohej diabeti.
3. Shalqiri është jashtëzakonisht i pasur me fitonutrientë dhe antioksidanse që ruajnë shëndetin.
4. Burim i shkëlqyer i vitaminës A, antioksidans natyror. 100 gram shalqi i freskët ofronë 569 mg apo 19% të nevojave ditore për këtë vitaminë. Vitamina A është e rëndësishme për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, kurse mbron edhe shumë funksione të tjera të trupit, përfshirë aty edhe shëndetin e mushkërive dhe të zgavrës së gojës.
5. Shalqiri është i pasur me antioksidanset si likopeni, betakaroteni, luteina, zeaksantina dhe kripptoksantina. Këto antioksidanse janë të efektshme në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë, prostatë, gjinj, endometri, mushkëri dhe idhcë.
6. Është burim i shkëlqyer i kaliumit, që është i domosdoshëm për baraspeshën e elektroliteve, për kontrollin e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut. Është i rëndësishëm për parandalimin e goditjeve kardiake dhe atyre në tru.
7. Përmban sasi të mëdha të vitaminës B6 (piridoksin), timinës (vitamina B-1), vitaminës-C dhe manganit.
Ushqimi i pasur me vitaminën C ndihmon sistemin imunologjik, kurse mangani si element është me rëndësi për lëkurën dhe kockat








