ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Afër zbulimit të të fshehtave të Planetit të Kuq

Publikuar: 13.08.2012 - 10:44

Tokësorët po studiojnë fotografitë e marra nga Mars Rover "Curiosity", pasi ky i fundit u ul në Mars. Ka një interes të padëgjuar për fotografimet nga kozmosi. Ato po përhapen nga blogu në blog dhe po shqyrtohen aktivisht në Internet. Fotografitë e sondës amerikane mund të shërbejnë si kyç i zbulimit të disa të fshehtave të Planetit të Kuq, shprehin bindjen e tyre shkencëtarët rusë.

Me fjalë të tjera, është hedhur dritë tashmë mbi një prej sekreteve të Marsit. Në foton e parë të dërguar nga planeti, admiruesit e mistereve kozmike këqyrën “njollën” me konture të paqarta, por në përmasa të mëdha, transmeton ZR njoftimet. Në Internet menjëherë dolën versione të ndryshme se ç’mund të ishte vallë gjithë kjo, versione që fillonin që nga dritëhijet banale të objektivit të aparatit fotografik e deri te marsianët, që për pak ia kishin marrë me të katra, duke fshehur kokën nxitimthi nga mbërritja e tokësorëve. Por specialistët e projektit "Curiosity" sqaruan sakaq, se fotografitë kishin fiksuar një shtjellë pluhuri, e cila ishte ngritur përpjetë në momentin e uljes së Mars Rover-it. Ndërkohë, edhe nëse në planet nuk do të gjenden gjurmë të jetës, gjithësesi ai mund të përshtatet për nevojat e tokësorëve, shpreh bindjen Juri Karash, anëtar-korrespondent i Akademisë Ruse të Kozmonautikës:

- Midis gjithë planetëve të tjerë të sistemit tonë diellor, Marsi, për nga kushtet e veta, është planeti më i afërt me Tokën. Dhe studimi i Marsit na lejon t’i japim plotësisht përgjigje pyetjes, se kush jemi ne dhe cila është prejardhja jonë, duke kërkuar për të gjetur madje edhe sivëllezërit tanë për nga arësya, apo edhe gjurmët e tyre qoftë. Veç kësaj, Marsi është ai planet, që mund ta pushtosh, duke zgjeruar kësisoj viset e banuara me njerëz. "Curiosity" është i pajisur me aparatura universale, të cilat duhet t’i japin përgjigje pyetjes, nëse është e mundur lindja e jetës në Mars dhe a ka patur ndonjëherë jetë atje.

Për uljen e Curiosity në sipërfaqen e Marsit u konstruktua një teknologji unikale me emrin “vinçi qiellor”. Falë kësaj teknologjie, Mars Rover u lëshua me kavo nga “pjata” me motorë raketash dhe u vendos mbi truallin marsian mbi rrotat e veta lëvizëse. Kjo teknologji e re mund të përdoret në të ardhmen edhe për dërgimin e njeriut në Mars. Këmba e njeriut edhe tani mund ta shkelë Marsin, për hir të së vërtetës, vetëm virtualisht. Ata që dëshirojnë të udhëtojnë për në Planetin e Kuq janë bërë deri tani rreth 900 mijë, të regjistruar vetëm në blogun zyrtar të Mars Rover. Në Twitter-in e "Curiosity" (https://twitter.com/MarsCuriosity) në intervale prej disa orësh vijnë lajme nga sonda marsiane, e cila, jo vetëm që ndan përshtypjet me të interesuarit, apo rrëfen se si e ndjen veten në këtë shërbim të largët, por ofron fotografi dhe video me peisazhet përreth. Në blog gjendet gjithashtu edhe autoportreti i sondës kozmike. Shkrepjet e tij aparati i ka bërë me ndihmën e kombinimit të disa fotografimeve me kamerën lëvizëse, të vendosur në majë të Mars Rover-it. Ndërkohë vetë "Curiosity" po ushtrohet duke vënë në provë foto dhe video aparaturat, të cilat në muajt në vijim do ta ndihmojnë Mars Rover-in të udhëtojë nëpër territorin marsian. Dhe kushedi, mundet që pikërisht përdoruesit e Internetit në Tokë të jenë të parët ata, që do shohin qytetet marsiane dhe se çfarë ngjyre të lëkurës kanë marsianët. Sepse në literaturën fantastiko-shkencore të botës akoma edhe sot e kësaj dite vazhdojnë debatet e zjarrta sa i përket kësaj teme.



 

Komente (1)

agimi14.08.2012/00:52

Dje shkrova disa komente pse NASA po publikon foto me ngjyre te kuqe dhe po msheh qellin na e dime qe planeti Mars njehite si plaet i kuq disa komment nga autoriten me jane shly ,Sot Nasa po pulikon per here te pare disa foto me ngjyr te gjelber te ndryshme nga foto tjera .NASA asgje tjeter veq po mashtron popullin Amerikane apo edhe ata te cilete besojn

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu