Papagajtë rezonojnë si fëmijët trevjeçarë

Artikujt tjerė
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
Papagajtë mund të marrin përfundime për atë se ku të gjejnë ushqimin, jo vetëm me përcjelljen e gjurmëve se ku gjendet ai, por edhe duke iu falënderuar mungesës së gjurmëve. Rezonimi i tillë më herët është vërejtur vetëm te njerëzit dhe primatët tjerë.
Në hulumtimin e ri shkencëtarët kanë testuar papagajtë e përhimët afrikanë dhe mundësinë e tyre të rezonimit, ashtu që kanë tundur kutitë e zbrazëta dhe kutitë e mbushura me ushqim, që papagajtë të mund të dëgjojnë që diçka gjendet në ta.
Kur e zgjidhnin kutinë në të cilën gjendet ushqimi, papagajtë kanë përfunduar që tingujt tregojnë ushqimin dhe që mungesa e tingullit në një kuti nënkupton që ushqimi gjendet në kutinë tjetër.
Fëmijët këtë sfidë mund ta kalojnë vetëm kur ti mbushin tre vjeç.
Kjo tregon që papagajtë e përhimët deri diku e kuptojnë konceptin e shkakut dhe pasojës dhe këtë gjë e përdorin për të kuptuar mjedisin, ka thënë Christian Schloegl, hulumtues nga Universiteti i Vjenës.
Tashmë dihet që papagajtë e përhimët afrikanë janë të zgjuar. Në një hulumtim të mëhershëm u kanë treguar dy kuti. Në njërën është gjendur ushqimi, ndërsa tjera ka qenë e zbrazët. Kur u është treguar kutia e zbrazët, papagajtë gjithmonë kanë zgjedhur
kutinë tjetër në kërkim për ushqim.
Hulumtimi i ri ka treguar që papagajtë mund të marrin vendime, jo vetëm përmes shikimit, por edhe përmes dëgjimit. Përfundimi më i rëndësishëm i këtij hulumtimi është ai që inteligjenca më e lartë nuk është diçka që ka evoluar vetëm përnjëherë. Përkundrazi,
shkathtësitë krahasuese kognitive kanë evoluar disa herë paralelisht dhe atë tek të afërmit e largët në mes primatëve dhe zogjve, ka thënë Schloegl.








