Vera pengon osteoporozën?

Artikujt tjerė
- Vrima koronale në Diell do të shkaktojë stuhi magnetike në Tokë
- Zgjuarsia lidhet me peshën
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
Një deri në dy gota verë në ditë do të mund të jenë të dobishme sa edhe ilaçet kundër osteoporozës. Studimet e hulumtuesve të Universitetit në Oregon kanë treguar se femrat të cilat kanë marrë 19 g alkool në ditë rreth dy më pak se një gotë verë kanë pasur eshtra më të forta, d.m.th., raport më të mirë ndërmjet eshtrave të vjetra dhe të atyre të reja. Kur kanë pushuar të pinë, kjo balancë e eshtrave u është prishur, transmeton Telegrafi.
Alkooli shton dendësinë e mineraleve në eshtra dhe në këtë mënyrë përmirëson balancën midis mungesës së masës së eshtrave dhe krijimit të masës së re, gjë që është shkaktari kryesor i osteoporozës te femrat e moshuara. Shkencëtarët rekomandojnë posaçërisht verën dhe birrën, por nuk duhet tepruar me sasinë.
Osteoporoza shpesh quhet sëmundje e qetë, sepse nuk ka simptoma të frakturave të mëparshme, e njëherësh kur personi thyen kockën, rreziku i thyerjes së sërishme rritet në mënyrë dramatike.
Edhe pse pirja e kontrolluar e alkoolit mund të ketë efekte sa edhe marrja e bisfosfonateve, shkencëtarët tërheqin vërejtjen se nuk duhet tepruar me sasinë e alkoolit.







