Gjithnjë e më shumë vizitorë në Google+

Artikujt tjerė
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
- Për katër dekada, 30 milionë automjete Golf
- Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
- Google shpërndan internet me balona
- Ja disa këshilla se si të shmangni helmimet me ushqim gjatë verës
- Si ruhen ushqimet në frigorifer
- Udhëtimi përurues për Airbus 350
Google+ në nëntë muajt e fundit ka shënuar rritjen e vizitorëve në lartësi prej 66 për qind. Sipas të dhënave të comScore, ky rrjet në qershor ka pasur 110,17 milionë vizitorë ndërkombëtar.
Për krahasim, në nëntorin e vitit të kaluar Google+ ka pasur 66,7 milionë vizitorë nga e tërë bota. Në SHBA, në periudhën e njëjtë numri i vizitorëve është rritur nga 15,2 milionë në 27,7 milionë. Megjithatë, Facebook ende mbetet më i vizituari, pavarësisht asaj që numri i vizitorëve luhatet lehtë. Numri i vizitorëve në nëntorin e kaluar në SHBA ishte 166 milionë, i cili në maj ra në 158 milionë, ndërsa në qershor u kthyer përsëri në 160 milionë. Po ashtu sipas, informatave të mëhershme, vizitorët më gjatë ndalen në Facebook se sa në Google Plus dhe besohet që ky trend është ende aktual.






