Kulla ekologjike e Ajfelit

Artikujt tjerė
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
Kulla e Ajfelit është duke u ndërgjegjësuar në aspektin ekologjik dhe së shpejti do të prodhojë një pjesë të energjisë, e cila i nevojitet për punën me pajisjet që përdorin forcën e erës dhe panelet solare, ka deklaruar kompania, e cila udhëheq me simbolin e kryeqytetit francez.Në katin e parë, i cili ka hapësirën më të madhe është në fazën e restaurimit që kulla të behët sa më në dispozicion, më tërheqëse dhe ekologjike, ka shpjeguar kryetari i SNTE-së, (Société nouvelle de la tour Eiffel).
Në lartësinë prej 57 metrash kati i parë deri tani ka qenë kati më pak i vizituar i kullës, çka mund të ndryshojë duke i falënderuar dyshemesë së tejdukshme përmes së cilës do të shihet toka e larguar.
Punët parashikojnë dhe pajisje të vogla për prodhimin e energjisë së erës, panelet solare, dhe pajisjet për mbledhjen e shiut. Qëllimi është të përmirësohen perfomancat energjetike të kullës për 30 për qind.
Kulla do të jetë në dispozicion edhe për ata që kanë probleme për të lëvizur, ndërsa parashikohet edhe hapja e sallës së kongresit në atë kat dhe renovimi i muzeve dhe restoranteve.
Punët duhet të kryhen deri në fund të vitit 2013, për të cilat kanë ndarë 25 milionë euro, të cilat tërësisht financohen nga SNTE.
Kulla e Ajfelit, e ndërtuar për ekspozitën botërore në Paris, në vitin 1889, është një nga monumentet më të vizituara në botë.






