Kinezet vërshojnë plazhet me maska skijimi

Artikujt tjerė
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
- Lëngjet me sheqer, fajtor për gurët në veshka
- Stavridis: Siguria kibernetike, sfidë
- Zbulohet uji i vjetër 3 miliardë vjet, zgjohet shpresa për jetë edhe në Mars (video)
- SHBA: Kthesë e madhe në klonimin njerëzor
- Shpërthimi në Hënë (video)
- Të gjithë jemi afrikanë
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
Qingdao, Kinë, 6 gusht - Mjaftoi dalja prej uji e një gruaje me fytyrën të mbuluar me një maskë skijimi të ndritshme portokalli që loja në ujë e tre djelmoshave me trupin e mbushur me tatu të merrte fundit, e që një djalosh që e shijonte rërën buzë detit ti turrej i tmerruar në përqafim së ëmës. Derisa ajo po i afrohej bregut të detit, shtohej numri i atyre që shikonin me sytë të hapur katër. Një djalosh e ndaloi lundrimin me një shoqëruesen e tij, e cila e shtroi pyetjen që shumëkush mund ta ketë bërë në heshtje: Pse e ka vënë atë maskë?
Kam frikë se po rrezitem shumë, ka thënë Tao Wenhua (58) që mbante maskën derisa po ecte në rërën e bregdetit të qytetit lindor të krahinës kineze të Shandongut. Ajo mezi priste të hiqte maskën dhe ta tregonte fytyrën e saj të zverdhur.
Një grua gjithnjë duhet ta ketë lëkurën të bardhë, thotë ajo me krenari. Ndryshe njerëzit do të të marrin për një fshatare.
Për gratë e shtresës së mesme kineze dhe ato që aspirojnë të përfshihen në klasë, mbrojtja nga rrezet e diellit është një fetish. Kjo është edhe pjesë e një tradite që bukuria e grave nuk duhet të prishet nga rrezitja. Madje ka edhe një shprehje popullore kineze për pastërtinë e lëkurës, të cilën e dinë të gjitha gratë kineze: Lëkura e çelët fsheh një mijë rrudha.
Meqë ka një trend në rritje të grave të shtresës së mesme kineze që duan të bëjnë qejf dhe të pushojnë në bukuritë e plazheve, ka gjithashtu një interesim të madh për gjetje të formave të ndryshme për ta mbrojtur lëkurën e fytyrës. Maskat e ngjashme me atë të Yaos, janë bërë pjesë e pandashme e gjërave që shiten nëpër dyqanet dhe tezgat e qyteteve bregdetare të Kinës. Shumë kineze po mbajnë maska dhe shami të ndryshme, por edhe dorëza gjatë kohës sa po bëjnë plazh.
Hijeshi aristokrate
Po si ua bëjnë me krahët karshi rrezeve të diellit? Një studim ka treguar se përveç dorëzave të mbrojtjes prej diellit po prodhohen edhe disa dorëza të gjata krahu që lidhen me rripa të zinj.
Njëkohësisht është shtuar edhe numri i produkteve farmaceutike që shiten nëpër barnatoret kineze për mbrojtje nga rrezet diellore dhe maska kozmetike që garantojnë ruajtje të pamjes së hijshme aristokrate.
Në një pasdite të ditëve të fundit në plazhin kryesor në Qingdao, përveç ombrellave portokalli, ishin vendosur edhe dhjetëra tenda, edhe pse autoritetet e kanë ndaluar vendosjen e tyre në rërë. Ka të tjerë që kishin bashkuar ombrella që të mos u depërtonte asnjë rreze dielli.
Por ndryshe është puna në plazhin jugor të qytetit, ku njerëzit bënin plazh me veshje të zakonshme plazhi, derisa fëmijët e tyre lakuriq ndërtonin kështjella rëre. Të moshuarit po kënaqeshin me rërën, duke varrosur miqtë e tyre në kuadër të lojërave të tyre të detit.
Por prapë është një tufë grash që prish këtë rend të natyrshëm. Ato kishin maska fytyre. Madje një numër i madh prej tyre kishin veshje të lagështa për mbrojtje të gjithë trupit nga dielli. Madje edhe një mjeke që po bënte plazh, gjinekologia Sun Li (43) kishte veshur një maskë nën ombrellën e saj, dorëza të gjata dhe me një kanotiere për te këmbët nga dielli.
Afër saj ishte shtrirë Li Benye, që po lexonte një gazetë, nën dy ombrella të bashkuara. Ajo mendonte se mbajtja e maskave kishte në vetvete diçka misterioze.
Ato janë të huaja, apo jo? pyeste ajo. Ruse, me gjasë. Por derisa lëkura e çelët ka rol të madh në mesin e aziatikëve, pa dyshim se ato ishin kineze. E gratë e maskuara nuk çajnë shumë kokën për reagimet e pazakonshme të njerëzve.
A të duket se unë lodhem shumë çka mendojnë njerëzit? shprehet Su Ailing (57), që kishte një maskë të kuqe dhe një palë veshje të gjata për larje. Të huajt kursehen në veshje, por ne banorët lokalë dimë sesi të mbrojmë lëkurën tonë.
Specialitet kinez
Maskat janë specialitet i Qingdaos, një koloni gjermane përpara Luftës së Parë Botërore, që tani është nikoqir i Birrarisë Tsingtaos. Para pak ditësh, disa fotografi të grave lokale ishin shpërndarë në internet, duke shkaktuar reagime të mbarë botës për mënyrën e pazakonshme të veshjes së tyre gjatë pushimeve në bregdet.
Më është dashur ta blija një maskë, ka thënë Liu Jia (32), sytë e së cilës shiheshin vetëm nëpërmjet dy vrimave të shpuara në maskën e saj rozë. Ajo ka thënë se mezi kishte gjetur një maskë në dyqanet lokale, pronarët e të cilave kishin refuzuar se kishin maska me bollëk. Më është dashur ti përgjërohesha shitësit, ka thënë ajo. Por mund të jetë e vërtetë ajo çfarë i kishin thënë pronarët asaj, sepse kishte një kërkesë të madhe për to. Pas publikimit të fotografive të grave të maskuara në plazh, autoritetet lokale kishin urdhëruar pronarët të ndalnin shitjen e tyre, sepse u ishte thënë se kishte dyshime për kontrollin e cilësisë.
Një shitës, që ka kërkuar të mbetej anonim për shkak të frikës se do të mund ti zemëronte autoritetet lokale, ka thënë se kishte disa maska të fshehura nën arkën e tij. Ka treguar sesi ato ua shet për tre dollarë vetëm atyre grave që betohen shumë herë se nuk do ta hapnin gojën të tregojnë dyqanin edhe në rast se kjo do tu kërkohej nga shteti.
Nuk e kuptoj pse po e bën Qeveria këtë punë, ka thënë ai. Njerëzit thjesht nuk duan që të rreziten. Në një intervistë nëpërmjet telefonit, administrata për industri dhe tregti e Qingdaps ka mohuar se po bën rolin e policit të veshjes në bregdet.
Kushdo që do ta blejë një maskë në Qingdao, është i lirë ta bëjë, ka thënë një person që është prezantuar si drejtori He. Prandaj cila është arsyeja që shteti nuk dëshiron që njerëzit të mbajnë maska mbrojtëse? E vetmja arsye që njerëzit mendojnë se nuk duhet shitur maska, është kundërpërgjigjur ai, është mbase shkaku se banditët mund ti përdorin ato për plaçkitje të bankave.








