ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjykata Australiane e lodhur nga lufta “qesharake” mes të Apple dhe Samsung

Publikuar: 26.07.2012 - 15:33

Sidney, 26 korrik - Apple dhe Samsung u përpoqën edhe një herë të vazhdojnë luftën e tyre globale rreth patentave.

Gjyqtarja e Gjyqit Federal, Annabelle Bennett padyshim nuk ishte e kënaqur. Sipas Bloomberg, ajo tha se ky konflikt ishte “qesharak” dhe se duhej zgjidhur me ndërmjetësim.

Apple vs. Samsung së pari u paraqit në Australi vitin e kaluar kur Apple ngriti padinë kundër Samsung për kopjimin e pamjes dhe formës nga pajisjet iOS të telefonave mobil Galaxy dhe tabletëve. Konflikti së shpejti u përhap jashtë vendit, duke përfshirë edhe Australinë, transmeton Ithqip. Samsung u përgjigj duke paditur Apple në Shtator rreth tre patenteve që kishin të bënin me 3G transmetimin e të dhënave, por më parë zyrtarët Australian përkohësisht ndaluan Galaxy Tab 10.1 në mbarë vendin. Më vonë kjo pajisje u kthye sërish në dyqane.

Gjyqtarja Bennett nuk ishte e kënaqur me rikthimin e dy kompanive në gjykatën Australiane. Po të ishin këto cilado nga kompanitë e tjera, rasti do të mund të ishte zgjidhur menjëherë përmes dialogut, tha ajo, sipas Bloomberg.

Nuk është e qartë nëse kjo vërtetë do të ndodhë. Në SH.B.A, Apple dhe Samsung bënë përpjekje të zgjidhnin mospajtimet përmes bisedimesh, por pa rezultat. Në të vërtetë, kohët e fundit, një gjykatë amerikane e ndaloi shitjen e Galaxy Tab 10.1 në vend.

Rasti mori hov sërish një muaj pasi Apple ishte gjobitur rreth 2 milionë dollarë për mashtrimin e publikut Australian rreth aftësive të pajisjes së re iPad 4G.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CI kthjellėt
Tiranė 13°CI kthjellėt
Shkup 17°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell