ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sheqeri nga pemët dhe perimet shkakton epideminë e trashjes

Publikuar: 22.07.2012 - 09:08

Fruktoza është treguar më e dëmshme se ëmbëltuesit tjerë, prandaj mos i spërkatni sallatat tuaja të pemëve me ëmbëltues të “shëndetshëm”.Sheqeri natyral të cilin mund ta gjejmë në pemët e freskëta, lëngun e frutave dhe xhem, në fakt shkakton epideminë e trashjes, paralajmërojnë shkencëtarët amerikanë.

Sipas rezultateve të studimit të hulumtuesve nga Universiteti në Kaliforni, fruktoza e cila përdoret për ëmbëlsimin e lëngjeve dhe ushqimit të pashëndetshëm, mund të jetë edhe më e dëmshme se llojet tjera të sheqerit. Testet kanë treguar që personat me kilogramë të tepërt, të cilët kanë konsumuar sasi të madhe të fruktozës, trashen edhe më shumë në pjesën e barkut, në krahasim me të anketuarit të cilët kanë konsumuar glukozë.









Boxx

Barku i birrës

Dhjami brenda abdomenit, i cili krijohet me konsumimin e sasive të mëdha të fruktozës, përves që shkakton “barkun e birrës” njëkohësisht është edhe lloji më i dëmshëm i yndyrave sepse mund të shkaktojë diabet dhe sëmundje të zemrës, por edhe të rrisë nivelin e kolesterolit në gjak.

Boxxx









Mjekët paralajmërojnë që kjo yndyrë brenda abdomenit njëkohësisht është edhe lloji më i dëmshëm i yndyrave të cilat mund të shkaktojnë diabet dhe sëmundje të zemrës. Shkencëtarët amerikanë kanë vënë 33 persona të trashë të rritur për katërmbëdhjetë ditë në dietën e cila përmban 30 për qind yndyra, 55 për qind karbohidrate komplekse si buka dhe orizi, si dhe 15 për qind proteina. Në dhjetë javët e ardhshme të anketuarit kanë kaluar në ushqimin në të cilin një e katërta e energjisë ka ardhur ose nga fruktoza ose nga glukoza.

Të dy grupet e të anketuarve në fund të kësaj periudhe kanë hequr sasi të njëjtë të kilogramëve, më saktë 1,5 kg.

Megjithatë, vullnetarët të cilët kanë konsumuar fruktozë kanë mbledhur sasi më të mëdha të yndyrave abdominale, të cilat mbështillen rreth organeve të brendshme, dhe shkaktojnë “stomakun e birrës”.

Ata të cilët kanë konsumuar fruktozë në organizëm më vonë kanë pasur nivele më të larta të kolesterolit në gjak.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu