AMD Trinity në tetor

Artikujt tjerė
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Zbulohet mbushësi që karikon celularin për 20 sekonda
- Përdoruesit e YouTube ngarkojnë në të video 100 orë në minutë
- Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
- Yahoo blen blogun Tumblr mbi 1 miliard dollarë
Trinity, APU-ja e gjeneratës së re të cilën AMD-ja kishte planifikuar ta prezantonte këtë verë, sipas thashethemeve nga Tajvani, do të mund të shtyhet deri në tetor. Këtë thuhet se e konfirmojnë prodhuesit e pllakave amë me të cilët AMD-ja duhet të komunikojë për të sinkronizuar prezantimin e çipave dhe pllakave amë në treg. Arsyeja për shtyrjen është gjoja e natyrës teknike. Inxhinierët e AMD-së duan të bëjnë edhe disa modifikime të caktuara në dizajnin e APU, dhe nuk ndihmon as fakti që nga Globalfoundries muajin e kaluar rrodhi informata që yield (hisja e çipave pa defekte në prodhim) i çipave të rinj nuk është fare i kënaqshëm. Në anën tjetër, spekulohet që kjo shtyrje e natyrës teknike nuk do të duhej ti bie rëndë AMD-së, sepse në treg thuhet se ka akoma rezerva të APU-ve të pashitura të gjeneratës së parë.
Duhet theksuar që AMD tashmë një kohë të gjatë planifikon që në tetor të prezantojë procesorët e rinj me emrin e koduar Visher. Bëhet fjalë për procesorët nga familja FX të cilët bazohen në bërthamat x86 të arkitekturës Puiledriver. Më i fuqishmi prej tyre do të jetë modeli FX-8350 me tetë bërthama dhe takt pune prej 4 GHz (Turbo 4,25 GHz), 16 MB cache dhe TDP prej 125 vatësh.










