SSD më të shpejta në vjeshtë

Artikujt tjerė
- Telefoni po i ul kokën shoqërisë
- Ateistë, 13 për qind e popullsisë së botës
- E pabesueshme, jashtëtokësorët që moti gjenden në Planetin tonë!
- Sidney vishet me ngjyra
- Avioni Solar Impulse kaloi 1500 kilometra pa u ndalur
- "Angara" do të lëshohet në maj të vitit 2014
- Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
- Skulptura 3D prej sheqeri
- Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
- Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor "të gjenit Jolie"
OCZ-ja për këtë vjeshtë planifikon prezenimin e SSD-ve më të lira dhe më të shpejta me kontrollerin e ri Indilinx Barefoot 3. Sipas kësaj kompanie, TSMC në javët në vazhdim do të duhej tia liferojë OCZ-së ekzemplarët e parë të kontrollerëve të gatshëm.
Ekzemplarët e parë të SSD-ve të kompletuara me Barefoot 3 priten mes gushtit dhe shtatorit, dhe më pas vjen edhe prodhimi masiv i linjave të reja të SSD-ve CEO i kësaj kompanie, Ryan Petersen, të hyrat nga shitja e zgjidhjeve me kontrollerin e ri i pret madje qysh në çerekun e tretë fiskal.
Kontrolleri OCZ Indilinx Barefoot 3 është çip i dizajnuar në mënyrë interne me proces prodhues 65-nanometërsh. Bazohet në procesorin 32-bitësh Aragon me takt pune 400 MHz me instruksione RISC të dizajnuara posaçërisht për zgjidhjet SSD kjo kompani thekson mundësinë e ekzekutimit të shumicës së instruksioneve komplete në një takt pune të procesorit.
OCZ-ja pret performanca shumë më të larta të SSD-ve me këtë kontroller (në krahasim me paraardhësit), por edhe çmime më të ulëta.








