ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

AT&T dhe Nokia humbin nga shitja e Lumia

Publikuar: 21.07.2012 - 21:23

Analisti Horace Dediu, ka përllogaritur që Nokia dhe telekomi amerikan AT&T kanë shpenzuar nga 450 dollarë për çdo Lumia 900 të shitur të cilën po e prezantojnë tani si atunë më të re të ofertës së Nokias dhe Windows Phone. Kompania Ad Age ka vlerësuar që AT&T ka shpenzuar rreth 150 milionë dollarë në promovimin e lansimit të Lumia 900 ndërsa vetë Nokia ka shpenzuar 25 milionë dollarë që aparatet e reja smartphone t’i fusë në xhepat e të punësuarve të AT&T. Pasi që AT&T në tregun amerikan ka arritur të shesë vetëm 330.000 Lumia 900, del që për secilin telefon të shitur këto dy kompani kanë shpenzuar 450 dollarë.

Lumia 900 në kuadër të kontratës parapaguese me rrjetin AT&T deri më tani ka qenë në dispozicion me çmim prej 99 dollarësh. Ky çmim pastaj është përgjysmuar për të përgatitur terrenin për prezenimin e pajisjeve me Windows Phone 8 (Lumia 900 nuk do të mund të bëhet upgrade në sistemin e ri operativ), që do të thotë që AT&T do ta ketë edhe më të vështirë për t’i kthyer paratë e investuara. Ç’është e drejta, duhet pasur parasysh që në llogarinë e sipërpërmendur nuk është futur fitimi eventual i AT&T nga parapagimet në shërbimet e saj, pasi që Lumia 900 mund të merret lirë ekskluzivisht vetëm me kontratë dyvjeçare me këtë operator.

Pierre Ferragu, nga kompania Bernstein Research, parashikon që këtë vit do të shiten vetëm 3 milionë smartphone Nokia Windows Phone. Këtë vlerësim e ka bazuar në shifrat prej 1,1 deri 1,4 milionë pajisjeve të cilat u janë liferuar deri më tani blerësve.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C