ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Windows 8 To Go

Publikuar: 17.07.2012 - 22:28

Microsofti në konferencën me partnerët në Toronto ka demonstruar edhe një mundësi të paralajmëruar më herët të Windows 8. Ky funksionalitet quhet Windows To Go, dhe mundëson shfrytëzimin e sistemit operativ në memorie USB.Për të shfrytëzuar këtë mundësi duhet që në kompjuterin me Windows 8 Pro të migrohet instalimi në USB memorie (me kapacitet minimal prej 32 GB). Gjatë procedurës po ashtu zgjidhen edhe aplikacionet të cilat dëshiron t’i përdorë shfrytëzuesi, ndërsa sistemi operativ direkt nga USB-ja mund të shfrytëzohet në çfarëdo kompjuteri i cili përkrah Windows 8, pa pasur nevojë për kurrfarë modifikimesh në të. Windows To Go përkrah punën përmes memorieve me interfejs USB 2.0 ose USB 3.0, pastaj BIOS dhe UEFI.

Nëse ka nevojë, Windowsi mund të marrë direkt driverët nga kompjuteri në të cilin shfrytëzohet nga USB-ja. Po ashtu, në rast të largimit të USB memories nga kompjuter, sistemi operativ do të pauzojë nja gjysmë minute – nëse shfrytëzuesi e fut përsëri memorien USB, do të mund të vazhdojë punën. Në të kundërtën, memoria RAM e kompjuterit fshihet, dhe nuk mbetet kurrfarë gjurme e shfrytëzimit.

 

Komente (1)

Asllan Beqaj19.07.2012/16:41

TIK Po bĆn revolucion zhvillimi....

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C