ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Tokën e goditi stuhia diellore e kategorisë më të fuqishme (Video)

Publikuar: 15.07.2012 - 20:09

Tokën e ka goditur edhe një stuhi diellore pas një nga erupsionet më të fuqishme në Diell që janë shkaktuar sivjet. Stuhia është e kategorisë më të fuqishme X1.4, që është e gjashta sivjet, thanë shkencëtarët.

Erupsioni gjigant i njollës diellore AR 1520 para dy ditëve ka shkaktuar stuhinë e kategorisë X. Stuhia u shkaktua nga erupsioni diellor në sipërfaqe gjigante prej 300 mijë kilometrave katrorë, raportoi agjencia amerikane për kërkime kozmike NASA.

Erupsioni solar ka dërguar drejt Tokës një valë të dendur të qelizave të palzmës diellore, që kanë arritur në planetij tonë dje ndërmjet orës 9:00 e 14:00 sipas kohës sonë.

Shkencëtarë thonë se një stuhi e tillë mund të shkaktojë stuhi gjeomagnetike në Tokë të nivelit të mesën G2, e cila mund të shkaktojë dritën polare.  Së këndejmi këtë vikend do të kemi dritë polare, ndonëse stuhia solare e kategorisë më të fuqishme nuk do të pengojë satelitët komunikues apo fluturaket në orbitë, por as rrjetin elektrik në Tokë.

Momentalisht, Dielli është mu në mes të fazës së saj aktive të ciklit 11-vjeçar. Parashikohet që ciklusi solar të arrijë maksimumin e tij vitin e ardhshëm. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell