E vërteta për acidet yndyrore omega-3

Artikujt tjerė
- Shikojeni Marsin në rezolucionin 1.3 miliard pixelë!
- Prindërit ambiciozë "përdorin" fëmijët
- Vrima koronale në Diell do të shkaktojë stuhi magnetike në Tokë
- Zgjuarsia lidhet me peshën
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Në Kamboxhia zbulohet një qytet i lashtë
- Si të ruhesh nga përgjimi në internet
- Më 23 qershor Hëna shfaqet më e plotë dhe më e madhe se zakonisht
- Krijohet një mikroorganizëm që vret kancerin
- Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
Acidet yndyrore omega-3 na ndihmojnë në shumë mënyra, por sikurse edhe me çdo trend tjetër, veçanërisht në fushën shëndetësore, tek ne arrijnë edhe shumë mite. Nëse bluani farat e lirit dhe mendoni që keni fituar çdo që ju nevojitet nga acidet omega-3, jeni vetëm pjesërisht të informuar.Studimet kanë treguar që acidet yndyrore omega-3 reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut:
1. Reduktojnë rrezikun nga dridhjet e zemrës (aritmia), çka çon deri te vdekja e papritur;
2. Reduktojnë koncentrimin e triglicerideve në gjak;
3. Reduktojnë rritjen dhe shpejtësinë e formimit të mpiksjeve aterosklerotike të gjakut;
4. Ulin tensionin e gjakut.
Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt nëse acidet yndyrore omega-3 i bëjnë mirë shëndetit të trurit, sepse kjo nuk është dëshmuar ende në mënyrë eksperimentale, por është tërësisht e sigurt që nuk do tju dëmtojnë.
Po mitet?
Mitet më të shpeshta për acidet yndyrore omega-3 (hyjnë në grupin e acideve yndyrore poli-të-pangopura) dhe e vërteta për to është:
1. Acidet yndyrore omega-3 nga liri janë po aq të mira sa ato nga peshku
Hulumtimet kanë treguar që ka më shumë se një lloj të acideve yndyrore omega-3. Dy llojet më të rëndësishme janë EPA dhe DHA, të cilat gjenden në peshk.
Arrat, liri dhe vaji i kanoles përmbajnë acidin alfa-linoleik (ALA), llojin tjetër të acideve yndyrore omega-3. Megjithatë, acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA) rekomandohen për mbrojte nga sëmundjet e zemrës. Edhe ALA është i dobishëm, por për disa gjëra tjera, si aftësinë e shërimit të organizmit dhe shëndetin e lëkurës. Megjithatë, të nevojshme janë të tri llojet e acideve yndyrore omega-3.
2. Acidet yndyrore omega-3 nuk kanë aromë të mirë dhe kjo është normale
Nëse e hapni shishen e vajit të peshkut, mund të vijë deri te alivanosja dhe kjo është normale. Por nëse aroma e tillë vjen nga shtesat e ushqimit mos i përdorni! Kjo nuk ndodh shpesh, por shtesat e omega 3 mund të prishen. Nëse kanë aromë vaji të prishur nuk janë për konsumim.
3. Omega-3 janë yndyra, prandaj nuk janë të mira për dobësim
Hulumtimet kanë treguar që shtesat omega-3 dhe ushqimi i pasur me këta përbërës në fakt ndihmojnë gjatë dobësimit. Kështu, edhe pse acidet yndyrore omega-3 nuk do të pengojnë dietën, nuk duhet të mbështeteni në to si metodë primare e dobësimit.
4. Të gjithë shtesat e acideve yndyrore omega-3 janë të njëjta
Kjo është krejt e pasaktë. Kur blini shtesa të ushqimit në barnatore, mos pyetni vetëm për omega-3 por edhe për përmbajtjen. Nëse përmbajnë EPA, DHA dhe ALA dhe në cilat sasi, nga cilët lëndë të para janë përpunuar dhe kini kujdes edhe në afatin e skadimit.
Burimet më të mira natyrale të acideve yndyrore omega-3: Në vend të parë janë peshku dhe disa fruta të detit dhe produktet e vajit të peshkut. Në veçanti rekomandohet peshku i kaltër, për shembull sardelet dhe skumbri.
Përveç në peshk, acidet yndyrore omega 3 janë të pranishme dhe në ushqimet tjera siç janë farat e kërpit, farat chia, farat e lirit, arrat, kivi dhe vezët e pulave, ushqimi i të cilave përfshin bimë të freskëta dhe insekte.






