ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Mund të hani çka të doni dhe të dobësoheni

Publikuar: 14.07.2012 - 22:23

Vaksina revolucionare, e cila do t’u mundësonte njerëzve të kënaqen me ushqimin e shpejtë e kalorik dhe të yndyrshëm dhe njëkohësisht të dobësohen, mund të gjendet në treg së shpejti.

Shkencëtarët kanë shpikur vaksinën kundër trashjes, e cila shfrytëzon sistemin e imunitetit për të parandaluar trashjen. Ata gjatë testimit u kanë dhënë minjve një injeksion në ditë. Pas katër ditëve tek minjtë është vënë re humbja e peshës trupore për 10 për qind.

Kafshët gjatë kësaj kohe janë ushqyer me ushqim të yndyrshëm dhe kalorik. Nëse ky injeksion është i suksesshëm në njerëz, kjo do të thotë që do të mundësojë konsumimin e ushqimit të shijshëm dhe me shumë kalori pa frikë nga trashja, shkruan “Daily Mail”.

Megjithatë, ekspertët theksojnë që nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi i shëndetshëm, sepse ushqimi tepër i yndyrshëm lë pasoja të tjera të dëmshme për shëndetin. Hulumtimi më i ri është ende në fazën testuese, ndërsa injeksioni mund të gjendet në treg vetëm pas shtatë vjetësh.

Injeksioni vepron ashtu që “mashtron” sistemin e imunitetit, i cili pastaj krijon antitrupa kundër hormonit i cili quhet somatostatinë.

Truri dhe sistemi tretës prodhojnë somatostatinën, i cili vepron ashtu që pengon hormonet e tjera, çka çon deri te ngadalësimi i metabolizmit dhe trashja. Antitrupat nga injeksionet duhen të ndalin veprimin e tij, çka do të përshpejtonte metabolizmin dhe nxiste dobësimin.

Autori kryesor i studimit, Keith Haffer, nga kompania amerikane Braasch Biotech ka thënë që ky studim tregon që trashja ka mundësi të shërohet me vaksinë.

Komente (1)

kAMISH15.07.2012/01:02

Ne qoftese shpejtohet metabilizmi menjehere vjen deri te shpejtimi i rrahjeve te zemres dhe rritja e tensionit te gjakut.

1000  Karaktere
Prishtinė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė32°C
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°C