A ju helmon ushqimi që hani?

Artikujt tjerė
- Një asteroid masiv kalon pranë tokës më 31 maj
- Aeroplani-veturë arrin së shpejti
- Depresioni dyfishon rrezikun e insultit tek gratë mbi 45 vjeç
- Në Mars bien mbi 200 asteroide në vit
- Ecja 1 700 hapa në ditë largon vdekjen
- Shkenca shënon një hap përpara në klonimin e njeriut
- Në Diell ndodhi një shpërthim i ri i fuqishëm
- Raporti ndërmjet belit dhe trupit tregon sa gjatë do të jetoni
- 10 fakte të parëndësishme për Zuckerberg
- Kush e ka formulën sekrete të Coca Cola-s
Ekzistojnë aditivë të ndryshëm që u shtohen ushqimeve që i konsumoni çdo ditë, ndërsa për disa besoni që janë jashtëzakonisht të shëndetshëm.
Monosodium glutamati (MSG)
Përdoret më së shpeshti në kuzhinën kineze, por shpesh edhe në supat e gatshme, çips dhe ushqimin e ngrirë. Shkencëtarët kanë përcaktuar që ekziston lidhja në mes konsumimit të ushqimit i cili përmban MSG dhe zhvillimit të depresionit, çorientimit, dëmtimit të shikimit, lodhjes, dhimbjes së kokës dhe trashjes.
Ëmbëltuesit artificialë (aspartami, sakarina, manitoli)
Edhe pse këta ëmbëltues artificialë do të mundësojnë shijimin e lëngjeve të shijshme pa konsumuar sasi të madhe të kalorive, janë të dëmshëm për organizëm dhe gati të gjithë përmbajnë aspartam. Hulumtimet kanë treguar që aspartami mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, siç janë tumori i trurit, diabeti, skleroza e shumëfishtë, sëmundja e Parkinsonit, e Alzheimerit, lodhja kronike dhe çrregullimet emocionale, siç janë depresioni dhe ankthi. Po ashtu lidhet me reduktimin e kujtesës afatshkurtër dhe koeficientin e inteligjencës.
BHA dhe BHT
Këta aditivë rrisin rrezikun nga krijimi i kancerit, por mund ti gjeni edhe në gati gjithçka, nga çamçakëzët e deri tek corn flakes.
Trans-yndyrat
Trans-yndyrat mund të gjenden në shumë ushqime të përgatitura dhe paraqesin një nga materiet më të rrezikshme. Edhe pse shfaqen në ushqimet me prejardhje shtazore, po ashtu përdoren edhe për prodhimin e vajrave që krijohen me procesin e hidrogjenizimit. Trans-yndyrat rrisin nivelin e kolesterolit LDL, i cili rrit rrezikun e krijimit të tensionit të lartë të gjakut, sulmit në zemër, sulmit në tru dhe diabetit.
Nitratet dhe nitritet
Përdoren në produktet të mishit, ndërsa hulumtimet kanë treguar që mund të dëmtojnë ADN-në, shkaktojnë kancerin dhe sëmundjet e mushkërive.
Ngjyrat artificiale
Ushqimi i ngjyrosur me ngjyra të gëzueshme ndoshta duket bukur, por nuk është i shëndetshëm. Hulumtimet kanë treguar që ngjyrat artificiale mund të shkaktojnë kancer të tiroideve, veshkave dhe anomali kromozomike.
Sulfiti i natriumit
Shpesh përdoret në prodhimin e verës, ndërsa mund ta gjeni edhe në frutat e thata. Ka njerëz që janë alergjikë ose të ndjeshëm në sulfitin e natriumit, ndërsa një hulumtim ka treguar që mund të shkaktojë astmën, puçrra, dhimbje të kokës dhe probleme me frymëmarrje.
Dyoksidi i squfurit
Ky aditiv është toksik, ndërsa më së shpeshti mund ta gjeni në verë, fruta të thata ose çips. Mund të shkaktojë konjuktivitis, bronkit, emfizemë dhe sëmundje kardiovaskulare.


Jahiri11.07.2012/15:15
Tekst shumë i dobishëm por është i kotë nëse nuk realizohet një emision televiziv në lidhje me temë.









fllanza13.07.2012/12:12
e qka mme honger na sipas jush