ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Platforma e aplikacioneve e Foursquare

Publikuar: 07.07.2012 - 21:19

Forusquare ka paralajmëruar ndryshime të mëdha të platformës së vet mobile, e cila në këtë mënyrë do të bëhet shumë më interesante për të gjithë ata që janë shpesh në lëvizje. Developerëve u ofrohet për testim evolucioni i shërbimit të quajtur Connected Apps, frameWork i cili do t’u mundësojë autorëve të aplikacioneve që të lidhen thellësisht me Foursquare dhe të jenë të pranishëm në secilin moment që duan.

Prezantimi i Connected Apps vë në plan të parë partnerët e hershëm ekzistues të cilët kanë zhvilluar disa aplikacione të cilat mbështeten në mundësitë e reja. Sonar, ta zëmë, tërheq vërejtjen për miqtë e pranishëm me rastin e check-init të ri, weather Channel paraqet parashikimin kur bëjmë check-in në aeroport, Eat this, Not That informon shfrytëzuesit për atë që duhet të kenë kujdes kur hyjnë në një restorant, Instagrami automatikisht mundëson këmbim të fotografive nga Instagrami mes miqve, etj.

Kjo platformë e re aplikacionesh do të jetë shumë interesante për shumë të interesuar, të cilët mund të ofrojnë shërbime brenda shërbimit lokalizues të Foursquare dhe kështu të shfrytëzojnë përparësitë e rrjetit të njohur tashmë të përhapur me mjaft shumë shfrytëzues.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°C