ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

DDR4 për serverë nga Samsungu

Publikuar: 07.07.2012 - 20:29

Samsungu ka prodhuar ekzemplarët e parë të moduleve memorike DDR4 për serverë me kapacitet prej 16 GB. Moduli RDIMM i kësaj kompanie përbëhet nga çipat e punuar me proces prodhues 30-nanometërsh (është prezantuar edhe versioni 8-gigabitësh), por Samsungu tashmë është duke punuar në çipat DDR4 20-nanometërsh për një të ardhme të afërt.

Memoria DDR4 në dy vitet e ardhshme do të duhet ngadalë të fillojë të zëvendësojë DDR3 si tip standard i memories në kompjuterë, ndërsa premiera pritet fillimisht në platformat serverike. Samsung pret shpejtësi dyfish më të mëdha të bartjes prej 1600 Mbps (DDR3) dhe shpenzim më të vogël të energjisë deri 40 për qind të moduleve të cilat punojnë me tension prej 1,2 V, po ashtu në krahasim me modulet DDR3.

Kjo kompani vitin e ardhshëm fillon prodhimin masiv të moduleve memorike DDR4 me dendësi më të madhe (deri 32 GB për modul) në gjeneratën e paralajmëruar të procesit prodhues 20-nanometërsh.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell