ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mitet verore të cilave nuk duhet t’u besoni

Publikuar: 04.07.2012 - 17:06

Goditjet e vetëtimës, notimi me stomak të mbushur, hyrja dhe dalja nga hapësirat e klimatizuara... Shikoni se çka është mit dhe çka realitet. Qytetet tona këto ditë gdhijnë me temperaturat mbi 20 gradë, ndërsa në pjesën më të nxehtë të ditës temperatura ka arritur diku-diku edhe deri 35 shkallë. Me përfundimin e shkollës dhe fillimin e vikendeve të zgjatura, sezoni turistik vetëm sa nuk ka filluar. Me të na vjen domosdo edhe djegia nga dielli dhe shijimi i kënaqësive verore. Pikërisht për këtë arsye ky është momenti ideal që t’i thyejmë disa nga mitet (potencialisht të dëmshme) të cilat i dëgjojmë nga viti në vit.



Kremi me faktorin 30 është dyfish më i fortë se ai me faktorin 15

Në kundërshtim me besimin e popullarizuar, mbrojtja nga rrezet e diellit të cilën e ofrojnë kremrat nuk rritet proporcionalisht me faktorin e tyre. Kremi me faktorin 15 bllokon rreth 93 për qind të rrezeve të dëmshme UVB, ndërsa ai me faktor më të madh bllokon rreth 98 për qind. Kremrat me faktor shumë të lartë, si 50, bllokojnë edhe deri 99 për qind të të gjitha rrezeve të dëmshme. Megjithatë, ia vlen të theksohet se si këto shifra nënkuptojnë aplikimin adekuat, çka në jetën reale shpesh nuk ndodh.



Hyrjet dhe daljet e vazhdueshme nga hapësirat e klimatizuara janë recetë për ftohje

Ky është mit shumë i shpeshtë i cili nuk ka bazë të fortë në realitet. Ndryshimet e papritura të temperaturës nuk janë të përshtatshme për trup dhe mund të shkaktojnë shumë probleme, por ftohja nuk është një nga to. Ftohjen e shkaktojnë viruset të cilat barten me kontakt fizik dhe ajër. Nëse teshtini gjatë verës, me siguri bëhet fjalë për ndonjë alergji për të cilën nuk e dini që e keni.



Syzet e diellit janë zgjidhje e mirë për mbrojtje nga dielli

Ky pohim është pjesërisht i saktë – ka syze të diellit të cilat ofrojnë mbrojtje tërësisht solide nga rrezet e diellit, por shumica e atyre që pretendojnë që e kanë, gënjejnë paturpësisht. Nëse syzet tuaja i keni blerë nga tregtarë të lirë dhe burime jo të besueshme, shanset për të pasur mbrojtje UV janë gati të barabarta me zero. Nga ana tjetër, nëse keni blerë syze nga burime të besueshme, të cilat kanë ndonjë certifikatë, ato do të bllokojnë edhe deri në 99 për qind të rrezeve të dëmshme. 



Gjatë vetëtimave verore duheni të shtriheni në tokë

Është vështirë të thuhet se kush është krijuesi i kësaj “urtësie” popullore, por është tërësisht e qartë që ai nuk di asgjë për rrymën elektrike dhe se si sillet ajo. Goditja e rrufesë në tokë krijon rrymën elektrike të tokës, e cila pa problem mund t’ju lëndojë rëndë dhe madje t’ju vrasë edhe kur gjendeni 30 metra larg nga vendi i goditjes, për ç’arsye mbrojtjen duhet ta kërkoni në ndërtesa dhe në automobila tërësisht të mbyllur. Shmangni çfarëdo objekti apo ndërtesat e gjata, pasi që ato tërheqin rrufetë.



Duhet të prisni të paktën gjysmë ore pas ushqimit që të hyni në ujë

Megjithëse trupi ynë pasi që konsumojnë ushqim riorienton më shumë gjak nga ekstremitetet në sistemin tretës, ndikimi i këtij procesi në forcën tonë stërmadhohet në mënyrë drastike. Përveç nëse jeni notues profesionist, për të cilin secila e qindtë është e rëndësishme, puna e sistemit tretës nuk do të ndikojë në mënyrë të rëndësishme tek aftësitë tuaja notuese.







 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C